ATHINE- Gjashtë persona u plagosën në Athinë gjatë një manifestimi kundër filmit antiislamik "Pafajësia e myslimanëve" që u zhvillua dje pasdite. Policia greke përdori gaz lotsjellës kundër manifestuesve emigrantë myslimanë, të mbledhur në qendër të Athinës për të protestuar kundër filmit antiislamik ''Pafajësia e myslimanëve".
Sipas policisë, numri i manifestuesve ishte rreth 1 000 persona. Incidentet, që zgjatën pak minuta, filluan kur manifestuesit, të grumbulluar në sheshin ''Omonia'', u përpoqën të çanin kordonin e policisë për të shkuar drejt ndërtesës së ambasadës amerikane."Donim të manifestonim përpara ambasadës amerikane'', deklaroi Mudasar Iqbal, president i komunitetit pakistanez në Greqi.
(sg/atsh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com