Athinë-Një aksident me pasojë vdekjen të shkaktuar nga një shqiptar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi.
Sipas të dhënave një makinë tip “Volkswagen” që drejtohej nga një shqiptar rreth orës 08:00 të mëngjesit mori përpara njerëzit që ishin duke pritur në një stacion autobusi duke lënë të vdekur një 65 vjeçar dhe plagosur 4 të tjerë.
Mes tyre është i plagosur edhe vetë shqiptari, drejtues i mjetit dhe vajza e tij 9-vjeçare, të cilën po e dërgonte në shkollë dhe ishte pa rrip sigurimi, por fatmirësisht është jashtë rreziku për jetën.
Kryebashkiaku i Athinës duke folur për mediat greke e ka quajtur si të pashpegueshëm aksidentin, pasi rruga është e drejtë dhe pa kthesa.
(Aksidenti në Athinë)
Komento