Athinë, shqiptarit i dalin në pritë
e vrasin pranë shtëpisë 

ATHINE- Një shqiptar është vrarë sot herët në mëngjes në kryeqytetin grek, Athinë. Gazetat greke nuk japin shumë detaje në lidhje me vrasjen në zonën e Aghios Panteleimonas, në qendër të Athinës.

Vrasja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnatës në kohën kur viktima po kthehej në shtëpi.  Gazeta "Shqip" e ka identifikuar viktimën si Tik Dervishi.

Ende nuk dihen shumë detaje për ngjarjen, por dëshmitarë okularë i thanë policisë se dy persona të panjohur pasi kanë qëlluar me pistoletë u larguan me këmbë nga vendngjarja.

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital, por nuk ka mundur dot të jetojë si pasojë e plagëve të marra. Policia nis hetimet për të zbardhur vrasjen. Ndërkohë që mediat greke njoftojnë për një tjetër krim në Kostur të ndodhur dje ku pas një grindjeje një shqiptar është plagosur.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë