GREQI - Një 44 -vjeçar grek është vrarë, ndërsa një shqiptar 21-vjeçar është plagosur pas një sulmi me armë zjarri, mëngjesin e së premtes në një lokal (kafe) në kryqëzimin e rrugëve ‘Hiu’ dhe ‘Kritis’ pranë sheshit Omonia në Athinë.
Sipas policisë, një fuoristradë me xhama të zinj, në të cilën ndodheshin dy persona ndaloi para lokalit, një kafe-bar që i përket një shtetasi shqiptar dhe njeri prej tyre hapi zjarr me automatik.
Në atë moment, brenda lokalit ndodheshin shtatë persona.
Nga të shtënat, humbi jetën një shtetas grek që në atë moment ndodhej jashtë lokalit, dhe u plagos lehtë një grua që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Pas kësaj autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Policia shqyrton versionin e larjes së hesapeve, ndërkaq, motivet e sulmit mbeten të panjohura.

(Në foto: Shenjat e plumbave të mbetura në vendin e ngjarjes)
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO