ATHINE - Të pastrehët në Athinë dolën në rrugë për t'i bërë thirrje qeverisë të japë për ta kujdes shëndetësor dhe shërbime sociale të përmirësuara.
Të pastrehët marshuan në heshtje në qendër të kryeqytetit grek, duke mbajtur pankarta në të cilat shkruhej se nuk ka nevojë për slogane, por për kërkesa.
Me protestën e tyre u bashkuan edhe aktivistë e vullnetarë të shtëpive të kujdesit për të pastrehët.
Protesta simbolike u organizua nga agjencia e ndihmës Klimaka, e cila është një organizatë jo qeveritare, që ndihmon njerëzit në nevojë me shërbime shëndetësore, ushqim dhe këshilla psikologjike veccanërisht për ata persona, që nuk kanë një strehë banimi.
Sipas kësaj agjencie, në Greqi të pastrehët janë rritur me 25 deri në 30 për qind, që nga viti 2009. Klimaka në një studim, tregon se të pastrehët të rinj i janë shtuar armatës së njerëzve të rrugës, nga kriza ekonomike dhe ata i përkasin shtresave më të larta sociale e kanë një nivel më të lartë arsimimi.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com