Athinë/ Zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal armësh, dyshohet të ketë lidhje me shqiptarin e arrestuar 10 ditë më parë në kryeqytetin grek (EMRI)

Athinë/ Zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal armësh, dyshohet të ketë lidhje me shqiptarin e arrestuar 10 ditë më parë në kryeqytetin grek (EMRI)

Arsenal armësh i kapur në Athinë

GREQI - Në një shtëpi në zonën Aharnes të Athinës janë gjetur shumë mjete shpërthyese dhe municione, materiale luftarake dhe armë . Më shumë se 4,400 gëzhoja, 10 mjete shpërthyese, një armë zjarri e improvizuar, 25 fishekë dhe një numër përbërësish të materialit luftarak u konfiskuan.

Orët e para të ditës së djeshme, e premte 11 tetor 2024, u zbulua nga policia në një shtëpi një sërë mjetesh shpërthyese dhe municioni, material luftarak dhe aksesorë, fishekzjarre dhe një armë në një shtëpi në zonën e Aharnës, Athinë.

Armët e zbuluara në këtë banesë dyshohet se kanë lidhje me arrestimin e Ermal Metkos nga Berati më datën 2 tetor.

Ky i fundit, me precedentë të rëndë penalë në Greqi, përfshirë dhe goditje me armë ndaj policisë, u kap mbrëmjen e 2 tetorit në të njëjtën zonë me 2 granata, 2 ndezësa dhe 58 fishekë, ndërsa bashkëpunëtori i tij u largua me vrap dhe mbetet ende i paidentifikuar.

1728741860_arme.JPG

Ndaj tyre është ngritur një dosje për armë, mosbindje dhe shkelje të ligjeve për të huajt dhe lëndët plasëse.

Nga kontrollet në shtëpinë në fjalë, ndër të tjera, janë gjetur dhe konfiskuar:
  • Pesë mjete shpërthyese të improvizuara,
  • pesë mekanizma të improvizuar për vonesë kohore,
  • pesë granata,
  • 459 fishekë,
  • armë zjarri e improvizuar,
  • 25 fishekzjarre,
  • 70 krehëra,
  • gjashtë silenciatorë,
  • tetë mbajtëset e krehërave,
  • dylbi,
  • tre jelek antiplumb,
  • bajonetë,
  • pjesët e armëve,
  • dy thika dhe
  • grirëse metalike.

1728741903_arsenal.JPG

Zona është fotografuar dhe eksploruar nga anëtarë të Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, ndërsa sendet e sekuestruara do të dërgohen për ekzaminim laboratorik.

Policia greke po heton qëllimin e mbajtjes së këtij arsenali armësh dhe po punon për identifikimin e bashkëpunëtorit të Ermal Mekos.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh