Athletic Bilbao 'turpëron' Barcelonën
Bayern 'tërmet' 5 golash në debutim

Athletic Bilbao 'turpëron' Barcelonën<br />Bayern 'tërmet' 5 golash në debutim
E pabesueshme ajo që ndodh në stadiumin “San Mames”.Në ndeshjen e parë të Superkupës të Spanjës “turpëron” Barcelonën fituesen e freskët të Superkupës së Europës duke e mposhtur 4-0. Baskët,të zotët e shtëpisë kalojnë në avantazh në minutën e 14-të me një supergol të San Jose.

Ndërsa në pjesën e dytë ngjitet në katedër sulmuesi Aduriz që shënon tre gola në minutat 53,62 dhe 68. Një humbje poshtëruese dhe shumë e rëndë për skuadrën e Luis Enrique që do tentojë mrekullinë e përmbysjes së rezultatit të hënën në “Camp Nou”.

Athletic Bilbao

Bayern “tërmet” me 5 gola në debutim
Në Gjermani Bayern Mynih e nis me fitore mbrojtjen e titullit kampion.Dhe nëse sezoni do të ecë siç ka nisur edhe këtë vit Bundesliga rrezikon të jetë thjesht një monolog i Bayernit. Në debutimin në kampionat skuadra e Guardiolës përpara tifozëve mposhti Hamburgun 5-0.

Festivali i golave u hap nga Benatia në minutën e 27-të.Lewandowski shtoi golin e dytë në fillimin e pjesës së dytë dhe më pas erdhi dopieta e Muller.Golin e fundit e shënoi Douglas Costa.

bayern
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën