‘’Përhapja e thashethemeve është një shembull terrorizmi, shembull sesi ju mund të vrisni një person me gjuhën dhe penën tuaj”, kjo është deklarata e Papa Françeskut për sa i përket gazetarisë së bazuar tek thashethemet.
Mesa duket gazetaria e bazuar tek lajmet rozë është një shqetësim që Ati i Shenjtë ka vendosur ta shprehë për të gjithë.
“Kjo është edhe më e vërtetë për gazetarët, sepse zëri i tyre shkon te kushdo, ndaj dhe kjo përbën një armë të fuqishme në duart e tyre”, ka vazhduar më tej Ati i Shenjtë.
Papa Françesku i bëri këto komente përpara Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve italianë, duke thënë se reporterët duhet të gërmojnë edhe në vrimat më të vogla për të gjetur të vërtetën.
Ati i Shenjtë shtoi gjithashtu se mediat që nxisin frikën prej emigrantëve janë duke vepruar në mënyrë terroriste.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com