PRISHTINË - Vizita e Presidentes Ahtifete Jahjaga, e parashikuar për më 18 dhjetor, është shtyrë për shkak të angazhimeve kushtetuese në Kosovë.

Lajmi konfirmohet nga ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci i cili pohon se Jahjaga do ta zhvillojë vizitë e saj në Shqipëri gjatë vitit të ardhshëm.
 
Shkak për shtyrjen e kësaj vizite të shumëpritur, sipas ambasadorit është detyrimi kushtetues që ka presidentja në mbajtjen e fjalimit në Kuvendin e Kosovës me rastin e zgjedhjes së qeverisë së re.
 
Planifikimi i vizitës së saj solli aludime për arritjen e një marrëveshje mes maxhorancës dhe opozitës për prishjen e bojkotit që vazhdon prej 6 muajsh, me rikthimin e deputetëve demokratë në parlament për të respektuar vizitën e presidentes Jahjaga.
 
Seanca e fundit Parlamentare në Shqipëri për këtë vit ishte parashikuar data 18 dhjetor, ndërkohë që mazhoranca  e ka shtyrë këtë afat deri më 24 dhjetor për t’i dhënë dhe një mundësi opozitës për mos djegien e mandateve pas mungesës së gjatë në Kuvend.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)