"Atje më mbyte. Këtu ke emocione"/ Rama nis ditën me rastin e Bukurijes
Bukurije Braka, qytetarja që i tha Ramës në Cërrik se Check Up-i nuk funksiononte, ndërsa kur ishte prezente në Kryeministri tha se problemi qëndron tek administrata shtetërore që nuk kryen detyrën.
Zonja Bukurije Braka dhe kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama, ka postuar në Facebook-un e tij një video të zonjës Bukurije Braka, problemet e të cilës të parashtruara gjatë llogaridhënues publike u zgjidhën.
Braka u bë e njohur në dëgjesën publike në Cërrik, ku i tha Kryeministrit Edi Rama se kontrolli parësor është i dështuar pasi në qendrat shëndetësore nuk kishte as aparat tensioni.
Më vonë, gjatë një takimi në Kryeministri, Braka ndryshoi qëndrim dhe tha se është e kënaqur me Kryeministrin dhe qeverinë socialiste por sipas saj, problemi qëndron tek administrata shtetërore që nuk kryen detyrën.
Gjatë një takimit mes Ramës dhe Bukurijes u shkëmyen këto replika:
Rama: Fol si në Cërrik, mos ki emocione. Aty më mbyte.
Bukurije Braka: Administrata poshtë duhet të jetë si këta këtu. Të ishin njësoj si këta, s’të thoja ty për certifikatë. Ata e kalojnë kohën nëpër lokale. Me ty jam e kënaqur.
Më tej në videon e postuar të kryeministrit, qytetarja u shpreh se problemet e saj u zgjidhën. Ndërsa kryeministri Rama e quajti këtë rast një tjetër sukses të Llogaridhënies publike.
Një ndërveprim real me njerëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm, në funksion të ndërtimit çdo ditë të koalicionit me ta për Shqipërinë që duam, përtej cinizmit, sharjeve e përqeshjeve të shumëkujt që e harron ku ishim dhe nuk do të shikojë se sa shumë kemi bërë e se sa shumë më tepër akoma duam e kemi mundësi të bëjmë së bashku.
Edi Rama
Postimi në Facebook i kryeministrit Rama:
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tuneli i Murrizit hapet nesër, Rama: Dibra bëhet lagjja e gjelbër e Tiranës
13 Mars, 19:08
-
Nga çadra me Bashën kundër Ramës, pedagogia Zamira Sina në listën e mbyllur të PS për Qarkun Vlorë
13 Mars, 19:01
-
Namir Lapardhaja: Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
13 Mars, 18:56
-
Ylli Pata: Dueli i listave, kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?
13 Mars, 18:16
-
Të ikurit e PS, ballë lartë e krenarë! Ndreca i kthehet pedagogjisë, Naço avokat! Gjiknuri: Formulë e suksesshme
13 Mars, 15:34
-
Lista e kandidatëve/ Rama ironizon Berishën me tre bufa kënete dhe një fjalim ku i merret goja për aletatët e PD-së, që do i sjellin ‘qindra mijëra vota’ dhe fitore (VIDEO)
13 Mars, 14:30
-
Kandidate në listën e mbyllur të PS në Shkodër, reagon ‘Neomalsorja’: Po guxoj për të përfaqësuar një komunitet të harruar
13 Mars, 13:31
-
‘Komision Xhafaj deri sa të hyjmë në BE’/ Rama i përgjigjet gazetares: Jemi të pangopur me drejtësinë, Partia Socialiste është mjet jo qëllm
13 Mars, 11:19
-
‘Reforma në Drejtësi është gurë themeli për BE-në’/ Kos: Ftoj gazetarët e Europës të vijnë në Shqipëri për t’i treguar vendeve anëtare pse duhet të anëtarësohet në 2027
13 Mars, 11:06
-
Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet! Shqipëria e meriton BE-në, s’kemi alternativë tjetër
13 Mars, 10:52
-
‘Mjafton liria’/ Braçe mesazh pas daljes së listave: Ka gjithmonë kohë për të bërë gjërat që do
13 Mars, 10:09
-
‘Çfarë patriotësh mund të jeni ju në Vlorë, kur votoni Leskon dhe ‘qirje’ Dulen’/ Rama: Ja çfarë më tha një demokrat i njohur
13 Mars, 09:26