Atletët Luiza Gega dhe Smajlaj
shpallen kampionë Ballkani

Atletët Luiza Gega dhe Smajlaj<br />shpallen kampionë Ballkani<br>
Ditë historike për Shqipërinë. Dy atletë janë shpallur kampionë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë. Luiza Gega është shpallur kampione në garën e 3 mijë metrave. Gara ka qenë mjaft e fortë, por në fund ka triumfuar shqiptarja duke marrë medaljen e artë.

Luiza Gega siguroi vendin e parë me kohën 9 minuta e 6 sekonda. Stambolli duket se i sjell fat atletes shqiptare, pasi edhe një vit më parë Gega mori medaljen e artë në garën e 1500 metrave. Ndërkohë që përveç, Luiza Gegës është shpallur kampion edhe Izmir Smajlaj në kërcim së gjati. Izmir Smajlaj ka kërcyer më tepër se atletët e tjerë duke marrë medaljen e artë me rezultatin 7.80 m.

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City