Atletët ukrainas zbresin në tokën shqiptare, Fidel Ylli: Do trajtohen si sportistë pa asnjë shpenzim

Një grup atletësh ukrainas janë pritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ nga përfaqësues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe përfaqësues të trupës diplomatike të Ukrainës në Shqipëri.

Me ftesë të Federatës Shqiptare të Atletikës, me mbështetjen e qeverisë shqiptare, KOKSH si dhe Bashkine Elbasan këta atletë erdhën në vendin tonë për shkak të luftës që zhvillohet në Ukrainë. Shqiperia ka ofruar ndihmën e saj që këta atletë të kenë kushtet e duhura për tu akomoduar dhe për tu stërvitur.

Sakaq presidenti i KOKSH Fidel Ylli u shpreh: “Kjo është bërë e mundur falë qeverisë shqiptare, falë kryeministrit i cili është treguar i gatshëm që të presë jo vetëm 10 sportistë, por më shumë se kaq për t’i akomoduar me kushtet më të mira, pa asnjë shpezim. Ne do kemi mundësi që këta të trajtohen, të stërviten dhe për aq kohë sa do qëndrojmë t’i ofrojmë ngrohtësi.”

Ne.k./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë