Atleti kenian Nwangy fitoi
Gjysmëmaratonën “Prishtina 2015”

Atleti kenian Nwangy fitoi<br />Gjysmëmaratonën “Prishtina 2015”
PRISHTINË – Vrapuesi nga Kenia, Joel Maina Nwangy ka fituar garën e gjysmëmaratonës “Prishtina 2015” duke e kaluar shtegun prej 21 kilometrave për 1 orë e 5 minuta. Nwangy i cili kishte triumfuar edhe në garën e vitit të kaluar përveç medaljes dhe Kupës për vendin e parë, ka fituar edhe shpërblimin prej 1200 euro.

Edhe në edicionin e sivjetshëm plotësisht dominuan atletët nga Kenia pasi që, përveç triumfuesit, vendin e dytë e zuri vrapuesi Abel Kibet Rop, ndërsa i treti doli Henry Kembouy. Nga vrapuesit kosovarë, më i miri ishte Suad Kryeziu i cili e përfundoi garën i teti.

Fondi i përgjithshëm i shpërblimeve sivjet ka qenë 13 mijë euro. Ky fond është shpërndarë në disa kategori, përveç në atë të seniorëve dhe veteranëve, shpërblimet në të holla janë ndarë tre të parëve edhe në kategorinë e atyre që vrapuan 5 kilometra, garuesve me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve që vrapuan dy kilometra, në të dyja konkurrencat, të femrave dhe meshkujve.

Sipas traditës, pjesëmarrës në këtë ngjarje të bukur e cila sivjet u mbajt në kuadër të programit të festimit të Ditës së Evropës, ishin edhe prezantuesja e njohur televizive, Anita Muçaj Haradinaj dhe bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. 
      
Ajo për Anadolu Agency tha se sivjet ka vrapuar në shtegun 5 kilometrash pasi që nuk ishte përgatitur sa duhet për ta kaluar shtegun prej 21 kilometrave dhe ka marr pjesë për hir të simbolikës dhe traditës që kjo ngjarje e ka.

“Unë nuk jam ndonjë vrapuese profesioniste, unë e bëjë këtë për qejf, është kënaqësi. Ndihesh mirë në ditën kur vrapon sepse ke bërë diçka me veten tënde, nuk ke qenë pasive” thotë prezantuesja e njohur dhe shtoi se bashkëshorti i saj, Ramushi ka hyrë në garën 21 kilometra.

“Ai po vrapon për 21 kilometra por mesatarja e tij është 2 orë e 20 minuta...(buzëqesh)...me ta tregu të vërtetën , ty dhe 2 milion shqiptarëve (vazhdon të buzëqesh)... arsyeja pse kam vrapuar 5 kilometra është se gjithmonë po e mposhti dhe kësaj here e lash le të më fiton ai” thotë me humor Anita Muçaj Haradinaj, ndërkohë që vetëm disa minuta më vonë, bashkëshorti i saj, lideri i AAK-së, hyri në cak duke kompletuar garën e sivjetme.

Pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të gjysmëmaratonës së Prishtinës ishin edhe shumë ushtarë, pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë, ata të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Shembull i mirë ishte edhe nënkoloneli David Jones, këshilltari britanik i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës,  ishte në mesin e atyre që e përfunduan garën e sotme 21 kilometra.

“Ishte shumë bukur edhe pse ishte ditë e nxehtë por ishte mirë që pati një puhi të lehtë. Po të mos e kishim atë do ta kishim pak më vështirë. Por ishte atmosferë e bukur, njerëzit qëndruan pranë shtegut dhe na duartrokitnin që është një gjë e bukur, gjithmonë është bukur të jesh i përkrahur kur vrapon në shtigje të gjata” tha nënkoloneli Jones, këshilltari i gjenerallejtënant Rrahman Ramës, komandantit të FSK-së.  

Fakti se popullata më e re në Evropë, ajo kosovare, ka dëshirë të merret me sport dhe posaçërisht me atletikë, është dëshmuar edhe me pjesëmarrjen masive të rinjve që sot e kishin përbërë më shumë se 50 përqindëshin e garuesve.

Aulona Dedinca ishte në mesin e atyre që kishin vrapuar shtegun dy kilometërsh dhe për kundër faktit se ishte lodhur pak, gëzimi i saj që kishte marr pjesë në edicionin e sivjetmë nuk mungonte. Ajo na rrëfeu se vrapon me babain e saj. “Kam dëshirë të merrem me sport “ tha Aulona Dedinca, nxënëse e klasës së pestë të shkollës fillore, njëra prej pjesëmarrëseve të shumta në vrapimin e sotëm.  

Sipas të dhënave zyrtare të organizatorit të garës, në edicionin 2015 të Gjysmëmaratonës së Prishtinës morrin pjesë 1200 garues.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë