AFRIKA E JUGUT- Atleti i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius në seancën e sotme ka rrëfyer momentin kur ka qëlluar 4 herë  në drejtim të së dashurës së tij, modeles Reeva Steenkamp në banesën e tyre.

Ai ka treguar se në tualet kishte dëgjuar zhurmë dhe kishte menduar se ishte një person që kishte hyrë në shtëpi për të grabitur.
 
"Para se ta shihja se kush ishte, unë kisha qëlluar 4 herë nga dera",-  tha atleti.

Oscar Pistorius, i cili mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për vrasje, u shty pasi ai nuk mund të shprehej nga të qarat.

Atleti, ashtu si edhe në seanca të tjera, mohoi ta ketë qëlluar të dashurën e tij qëllimisht në ditën e Shën Valentinit vitin e kaluar.
 
Prokuroria pretendon se atleti Pistorius ka qëlluar qëllimisht të dashurën e tij, pas një grindjeje me të. 


Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)