Atleti Smajlaj: I emocionuar që ngrita
flamurin kombëtar në mes të Serbisë

Atleti Smajlaj: I emocionuar që ngrita<br />flamurin kombëtar në mes të Serbisë
Shkodrani Izmir Smajlaj pak ditë më parë u shpall kampion Ballkani në atletik, ndërsa pas tre ditësh 23-vjeçari do të synojë që të marrë titullin e Europës në këtë gjini sportive.
 
Në garat ballkanike që janë mbajtur në kryeqytetin serb Beograd, Izmiri ishte shumë i emocionuar pasi sipas tij në mes të Serbisë ka arritur të ngrihet flamuri kombëtar.
 
Izmiri është duke bërë përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në kampionat dhe me shpresë për të fituar titullin europian, por më një mbështetje emocionale që do t’i japë valvitja e flamurit shqiptar 23-vjeçari shprehet se do të bëjë maksimumin.

 ‘’Unë me këtë garë kam jetuar disa muaj. Mezi e kam pritur këtë ditë. E kisha ëndërr të ngrija flamurin. Në radhë të parë për të krenuar Shkodrës, pastaj të gjithë kombin shqiptar. Është një garë e vështirë, pasi mund të jenë 30 mijë vetë në garë. Dita e parë është për kualifikime, më pas janë finalet. Besoj që do kërcej mbi 8 metra. Kam besim tek vetja që do arrijë të futem në zonën e medaljeve’’,-u shpreh Smajlaj. 

Garat e kampionatit Europian të sallave të mbyllura do të zhvillohen në datat 3-4 mars në Beograd dhe tashmë sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë të drejtuara sërish nga Izmir Smajlaj, duke pritur një tjetër sukses të tij.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit