Atletico inauguron stadiumin e ri me
fitore, triumfojnë edhe Roma e Inte

Atletico inauguron stadiumin e ri me<br />fitore, triumfojnë edhe Roma e Inte
Pas gjysmë shekulli Atletico Madrid ndryshon shtëpi dhe këtë e bën me një fitore të vuajtur përpara Mbretit të Spanjës.
 
Falë një goli të shënuar nga Griezmann në minutën e 15-të të pjesës së dytë Kolçoneros mposhtin rezistencën e Malagas dhe fitojnë 1-0 ndeshjen e parë zyrtare në impiantin e ri Wanda Metropolitano.
 
Pas një pjesë të parë pa shumë emocione skuadra e Simeones siguron tre pikët në fraksionin e dytë.
 
Roma bën detyrën në ndeshjen e javës së katërt të Serisë A duke mposhtur në Olimpico Veronën me rezultatin e pastër 3-0.
 
Verdhekuqtë ngjiten në kuotën e 6 pikëve por kanë edhe një ndeshje më pak. Roma nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren me Nainggolan që zhbllokoi garën në minutën e 22 dhe më pas llogaritë i mbyll sulmuesi Dzeko me një dygolësh në minutat 34 dhe 61.
 
Në Premier League Tottenham nuk shkon më shumë se një barazim pa gola ndaj Swansea ndërsa edhe për Liverpool ka pasur vetëm barazim.
 
Në takimet e javës së 5-të të kuqtë barazuan në Anfield ndaj Burnley 1-1 me Salah që shënoi golin e barazimit. Ndërsa City fitoi me goleadë ndaj Watford 6-0 dhe kryeson.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool