Atletico inauguron stadiumin, sonte
prezantohet "Wanda Metropolitano"

Atletico inauguron stadiumin, sonte<br />prezantohet
Atletico Madrid i prezanton sonte mbarë botës stadiumin e ri Wanda Metropolitano.

Një stadium që do të inaugurohet me ndeshjen e javës së 4-të të La Ligas Atletico Madrid-Malaga dhe që ka një kapacitet prej 68 mijë spektatorësh.

Drejtuesit e skuadrës madrilene e konsiderojnë stadiumin e ri një hap përpara në mënyrë që klubi të jetë mes më të mëdhave të Europës.

Wanda Metropolitano ka kushtuar 310 milion euro nga të cilat 170 milion ka paguar klubi.Stadiumi është ndërtuar me teknologjinë më moderne dhe ka tre zona parkimi,vende ku mund të organizohen Fan Zona, akses direkt në metro dhe zona ku mund të konsumohet ushqim.

Gjatë ditës së sotme që do të inaugurohet stadiumi do të ketë 14 orë aktivitete të ndryshme duke nisur me koncerte dhe lojëra të ndryshme për fëmijë.

Është menduar po ashtu që stadium i ri të ketë akses me transport publik dhe përveç metrosë ka edhe linja të tjera që të lënë shumë pranë impiantit të ri.

Drejtuesit e klubit sqarojnë se Wanda Metropolitano do të jetë një pikë referimi për gjithë klubet e tjera ndërsa edhe trajneri i skuadrës Simeone ka folur për rëndësinë e shtëpisë së re të djemve të tij.

“Kur njerëzit të vijnë në stadium do ta kuptojë sa impresionues është por ata ende nuk e kuptojnë rëndësinë e këtij impianti të ri”, përfundon Simeone.

Atletico në ndeshjen ndaj Malagas sonte do të kërkojë me patjetër fitoren për ta inauguruar me tre pikë stadiumin e ri. 

[gallery]23909[/gallery]


  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool