Atletico Madrid është rikthyer te fitoret në La Liga pasi ka mposhtur me shifrat 2-0 Athletic Bilbao-n. El Colchoneros vinin pas tre barazimeve radhazi dhe në ‘Wanda Metropolitano’ nuk mund të falej një tjetër hap fals.
Goli i parë për të besuarit e Simeone-s do të realizoj në minutën e 28 nga Saul Niguez, i cili shpërbleu një këmbëngulje të gjatë të Angel Correa-s. Ndërkohë për të dyfishuar dhe njëkohësisht për të vulosur rezultatin përfundimtar të takimit mendoi Alvaro Morata në pjesën e dytë.
Aktualisht Atletico Madrid renditet në vendin e dytë në kampionat me 19 pikë, po aq sa Barcelona e vendit të parë që ka një ndeshje më pak.