Derbi i parë i sezonit është i Atletico Madrid. Skuadra e drejtuar nga Simeone mposhti 2-1 Real Madrid-in e drejtuar nga Jose Mourinho, që për pasojë mori humbjen e 2 në 7 javë kampionat. Në Metropolitano pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën vendimtar ishte kartoni i kuq i Hujsen. Mbrojtësi spanjoll shkaktoi penallti që u konvertua në gol nga Grimaldo.
Vetëm pak çaste më pas, i padëshiruari te Juventus, sulmuesi Jonathan David dyfishoi rezultatin, duke i dhënë një goditje të fortë rivalëve. Nga ky moment Atletico u përpoq më shumë të kontrollonte lojën, ndërsa goli i vonë Rudiger vlejti sa për statistikë, pasi ‘el colchoneros’ ia dolën me rezultatin 2-1.
Kjo fitore e ngjiti Atletico Madrid në vendin e dytë me 5 pikë më pak se Barcelona kryesuese dhe 1 pikë më shumë se Real Madrid i vendit të tretë.











Komente
Komento