Atletico Madrid poshtëron 7-3 Realin, Zidan: Për ne ishte vetëm një miqësore, por jo për kundërshtarët

Atletico Madrid poshtëron 7-3 Realin, Zidan: Për ne ishte vetëm një miqësore, por jo për kundërshtarët

Duhej të ishte vetëm një miqësore, por sfida për Internacional Champions Cup mes Realit të Madridit dhe Atletico-s vetëm e tillë nuk ka rezultuar. Ajo që ka bërë më shumë përshtypje padiskutim që ishte rezultati, pasi skuadra ‘galaktike’ e drejtuar nga Zidan është mposhtur 3-7 nga rivalët e qytetit të drejtuar nga Simeone.

Sfida nisi me gol që në minutën e parë falë Diego Costa-s, ndërsa pak çaste më pas blerja më e shtrenjtë e klubit të Atletico Madrid, Joao Felix, i blerë nga Benfica për 126 mln euro, dyfishoi rezultatin. Deri në fundin e pjesës së parë Atletico Madrid realizoi edhe tre herë të tjera, me Diego Costa-n ‘dopietë’ dhe argjentinasin Angel Correa.

Fraksioni i dytë I lojës nisi aty ku u mbyll i pari, me Costa-n që realizoi golin e katërt personal dhe të 6 për Atletico Madrid, që deri në këto moment e kishte turpëruar plotësisht Realin. Megjithatë ‘loc blancos’ gjeti forcat për të realizuar fillimisht golin e nderit me Nacho-n, ndërsa më pas Zidan bëri një sërë ndryshimesh.

Pas këtij moment golat e shumtë i lan vendin sherrit në fushë, me protagonist Diego Costa-n dhe Dani Carvajal, të cilët u përjashtuan të 2 me të kuq. Duke patur parasysh rezultatin, por edhe ngjarjet në fushë, nga ky moment ndeshja vetëm miqësore që nuk ishte. Në minutat e mbetura Vitolo shënoi golin e  shtatë për Atletico-n, ndërsa Benzema dhe Sanchez shpëtuan disi nderin e Realit në këtë sfidë.

Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i Realit Zinedin Zidan u shpreh: “Nuk më shqetëson humbja, por më dhemb. Në këtë momente është një situatë që kuptohet. Kemi objektiva dhe jemi të etur. Kjo ndeshje ishte një miqësore për ne, por jo për Atletikon. Jam i bindur që kjo skuadër do të bëjë gjëra të mira sezonin e ri dhe këtë do ta shohim së shpejti.”

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)