Atletico Madrid në La Liga e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri. Skuadra kryeqytetase mposhti 3-1 Granada-n, me golin e parë që erdhi në limitet e shtesës së fraksionit të parë të lojës.
Megjithatë andaluzianët arritën të barazonin në pjesën e dytë, por një gol brilant i Memphis Depay-t jo vetëm që mrekulloi të pranishmit, por kaloi edhe njëherë në avantazh të besuarit e Simeone-s. Në fund ishte Llorente, i cili vulosi shifrat përfundimtare, duke siguruar edhe 3 pikët në këtë nisje të kampionatit.
Komento