Atletico "mace e zezë" për Bayern
fitojnë PSG dhe Barça, ngec City
Janë luajtur sonte ndeshjet e dyta për grupet A, B, C dhe D të UEFA Champions League. Kryendeshja ka qenë ajo e grupit D mes Atletico Madrid dhe Bayern Munchen e mbyllur me fitoren e vendasve 1:0. Kampionët e Gjermanisë dështojnë sërish përballë spanjollëve, duke regjistruar humbjen e dytë radhazi në "Vincente Kalderon".
Janë luajtur sonte ndeshjet e dyta për grupet A, B, C dhe D të UEFA Champions League. Kryendeshja ka qenë ajo e grupit D mes Atletico Madrid dhe Bayern Munchen e mbyllur me fitoren e vendasve 1:0. Gjermanët dështojnë sërish përballë spanjollëve, duke regjistruar humbjen e dytë radhazi në "Vincente Kalderon".
Nënkampionët e Champions League shënuan në portën e bavarezëve në minutën e 35' të takimit me anë të Carrasco, i cili i ndihmuar edhe nga shtylla mposhti Neuer.
Të besuarit e Simeones ishin pranë dyfishimit të rezultatit në minutën e 84' të takimit kur Antoine Griezzman humbi një 11-metërsh të fituar po nga ai, pas një faulli në zonë nga Arturo Vidal.
Rezultati nuk ndryshon deri në minutat e fundit, me Atletico-n që bëhet "mace e zezë" e gjermanëve të cilët dështojnë dy herë radhazi të dalin me pikë nga fusha spanjolle.
Në takimet e tjera kanë triumfuar favoritët, ndërsa surprizë ka qenë barazimi 3:3 i Manchester City-t përballë Selltik në Skoci.
Dueli i vëllezërve Xhaka mbyllet me fitoren e Granitit, pasi Arsenal i tij mposhti lehtësisht Bazelin me rezultatin 2:0. Si Taulanti ashtu edhe Graniti ishin titullarë në këtë takim.
Barcelona arriti të marrë një fitore me përmbysje në Gjermani ndaj Borussia Monchengladbah. Fitore edhe për francezët e PSG të cilët mundën 3:1 bullgarët e Ludogorets Razgrad, në fushën e këtyre të fundit. Ndërsa në Itali, Napoli bind përballë portugezëve të Benfica, duke i mundur 4:2. Napolitanët kryesojnë grupin B me pikë të plota, 6.
(Rezultatet e ndeshjeve të luajtura sonte)Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14888
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20