Atletico, Simeone pezullohet 8
javë pas shuplakave ndaj arbitrit

Atletico, Simeone pezullohet 8<br />javë pas shuplakave ndaj arbitrit
Trajneri i Atleticos së Madridit, Simeone i ka paguar me një kosto shumë të lartë shuplakat ndaj arbitrit anësor të ndeshjes së kthimit në finalen e Super Kupës së Spanjës përballë Realit. Argjentinasi u pezullua për 8 javë nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Spanjolle të Futbollit.

Simeone në ndeshjen me Realin e zhvilluar në fushën e Atleticos në një moment nervozizmi teksa po protestonte ndaj arbitrit për një vendim e godet me disa shuplaka pas kokës anësorin, kaq mjaftoi që të përjashtohej duke e parë ndeshjen nga tribuna.

Për goditjen e asistentit Simeone është pezulluar 4 javë, 2 javë për kartonin e kuq, 1 javë për duartrokitjet ironike dhe 1 javë se qëndroi në tribunë duke udhëzuar ekipin. Atletico ka të drejtë ta apelojë vendimin brenda 10 ditëve në vazhdim, por ulja e dënimit duket se është tejet e vështirë duke bërë që Simeone gjysmën e fazës së parë të mos jetë në krye të ekipit kampion të Spanjës.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur