Stadiumi i ri “Wanda Metropolitano” i sjell fat Atletico Madrid që në ndeshjen e parë të javës së 6-të të La Ligas mposht 2-0 Seviljan duke siguruar dy fitore në po kaq ndeshje në impiantin e ri.
 
Takimin e zhbllokon në minutën e parë të pjesës së dytë Carrasco ndërsa për të mbyllur llogaritë mendon Antoine Griezmann që në minutën e 69-të mposht nga një distancë e afërt portierin mik Sergio Rico.Me 14 pikë skuadra e Simeones merr vendin e dytë.
 
Me një gol të Edin Dzeko dhe dygolëshin e Stefan El Shaaraëy Roma mposht 3-1 Udinesen në Olimpico dhe vijon ngjitjen në tabelën e klasifikimit të Serisë A.
 
Verdhekuqtë mbyllin llogaritë që në pjesën e parë me golin e sulmuesit boshnjak dhe dy gola nga El Shaaraëy në minutat 30-të dhe 45.Në pjesën e dytë Perotti gabon një penallti ndërsa Udinese shënon golin e nderit me Larsen.


dy.b/shqiptarja.com