Atletico-s i sos durimi, i vendos afat Milanit për argjentinasin Correa

Atletico-s i sos durimi, i vendos afat Milanit për argjentinasin Correa

Çështja Angel Correa mes Milanit dhe Atletico Madrid është futur në një moment delikat. Klubi spanjoll është lodhur nga tentativat e dëshpëruara të Milanit për të ulur çmimin dhe u ka vendosur afat këtyre të fundit deri të mërkurën për të sjellë parëtë në klub.

Milan me në krye Maldinin dhe Boban ka ofruar 38 mln euro, 12 më pak se ç’kërkon Atletico, pavarësisht se ‘djalli’ ka vënë në dispozicion edhe disa bonuse. Ajo që nuk e favorizon klubin Italian është se Monaco, klubi i Ligue 1, prej disa ditësh ka dërguar në adresë të Atletico Madrid 50 mln euro për futbollistin.

Gjithsesi nuk dihet se si do të përfundojë kjo tratativë, pasi Correa tashmë ka një akord me Milanin, duke mos e pëlqyer ofertën nga francezët. Argjentinasi edhe më herët e ka bërë të qartë se preferon destinacionin që të dërgon në ‘Seria A’.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej