Gega përmirësoi me 24 të qindtat rekordin e mëparshëm kombëtar të 1,500 metrave, të cilin e mbante po ajo vetë. Turneu në Stamboll ishte i treti për atleten kuqezi në këtë fillim viti me medaljet që nuk kanë munguar në asnjë rast.
Fillimisht kampionia shqiptare fitoi medaljen e argjendit në garën e 1,500 metrave në Mitingun Ndërkombëtar të Ostravës, në Republikën Çeke. Vetëm një javë më parë, Luiza Gega kishte marrë një tjetër medalje, këtë herë të bronztë në Paris, ku me kohën e regjistruar në kryeqytetin francez theu rekordin kombëtar të garës së 3,000 metrave për salla të mbyllura, që rezistonte prej 21 vjetësh.
d.b/shqiptarja.com