Sezoni i garave verore ka nisur shumë pozitivisht për Luiza Gegën, kampionen e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa në atletikë. Të dielën ajo u rendit e para në mitingun ndërkombëtar të Lukasit, duke rregjistruar kohën 9:15.86. Kjo edhe pse nuk u sforcua shumë pasi janë garat e para të një sezoni të gjatë.
Sakaq të premten në garën e ‘Diamond League’ të mbajtur në Firence të Italisë Gega shënoi një rezultat mahnitës, pasi e ndali kronometrin në kohën 9 minuta, 11 sekonda e 94 të qindtat, duke qenë më pak se 2 sekonda rekordit të saj, që sigurisht është edhe rekord kombëtar. Kjo e bëri Gegën të renditjej e dhjeta, pasi morën pjesë edhe atlete të tjera elitare. Në vend të parë u rendit etiopiania Sembro Almajeu, e ndjekur nga keniania Xhaklinë Çepkoeç dhe etiopiania tjetër, Zerfe Uondemagengn.
Ndërkohë gjatë fundjavës është mbajtur në Elbasan kampionati i 85 kombëtar për të rinj ku morën pjesë rreth 77 atletë, 38 vajza dhe 39 djem. Ndër të tjera u dalluan sportistët Kolindo Kiri në kërcim së gjati dhe Redia Dauti në atletikë. Kiri është sportist i ekipit të Vllaznisë, ndërsa Dauti pjesë e Tiranës.
Për të rinjtë fitues përveç medaljeve pati edhe një shpërblim monetar prej 20 mijë lekësh, për ti motivuar në të ardhmen. Këto gara u ndoqën si nga presidenti i ri i federatës shqiptare të Atletikës Taulant Stërmasi, por edhe kreu i KOKSH-it Fidel Ylli.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.1%
-
Jo
83.7%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 2184
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Romë/ Luiza Gega bie nga froni, atletja shqiptare renditet e pesta në garën 3000 metra në kampionatin europian
9 Qershor, 22:21
-
Kampionati Evropian i atiletikës, Luiza Gega arrin objektivin e parë! Kualifikohet në finalen e Romës
7 Qershor, 14:42
-
Kampionati Evropian/ Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj gati për 'Romë 2024'
6 Qershor, 19:27
-
Ballkaniada/ Luiza Gega 'lahet në ar', dy medalje në dy ditë! Argjend për David Nikollin
26 Maj, 19:31
-
Luiza Gega dominon Ballkanin, medalje ari për atleten shqiptare
25 Maj, 20:36
-
Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë (VIDEO)
19 Maj, 16:01
-
Atletikë/ Zhvillohet maratona më e madhe në botë, 8.1 mln euro shkojnë për kërkime mjekësore
6 Maj, 17:33
-
180 pjesmarrës në 24 disiplina, mbahet kampionati i atletikës për U-16! Drejtori i garave: Qëllim masivizimi
6 Maj, 16:59
-
Atleti Franko Burraj dominon në Malin e Zi, dy vende të para në 100 dhe 400 metra
2 Maj, 12:06
-
50 mijë dollarë nga 'World Athletic', edhe Luiza Gega pretendente për çmimin
10 Prill, 17:31
-
Gjysmë maratona e Gjelbër e Beratit, marrin pjesë 400 atletë! Dy fituesit, Luiza Gega për 10 km dhe Nikola Bedini 21 km (VIDEO)
7 Prill, 09:25
-
VIDEO/ Gjimnazisti nga Xhamajka thyen rekordin e Usain Bolt, qëndronte në fuqi prej 22 vitesh
4 Prill, 16:31
Filluan perseri genjeshtrat "ruli,smajlaj".Gega ne diamond lige Rome /Firence para 2 ditesh doli e 10ta me rezultat 9:11.94 dhe jo e katra sic po shkruani ketu.
Përgjigju