Sezoni i garave verore ka nisur shumë pozitivisht për Luiza Gegën, kampionen e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa në atletikë. Të dielën ajo u rendit e para në mitingun ndërkombëtar të Lukasit, duke rregjistruar kohën 9:15.86. Kjo edhe pse nuk u sforcua shumë pasi janë garat e para të një sezoni të gjatë.
Sakaq të premten në garën e ‘Diamond League’ të mbajtur në Firence të Italisë Gega shënoi një rezultat mahnitës, pasi e ndali kronometrin në kohën 9 minuta, 11 sekonda e 94 të qindtat, duke qenë më pak se 2 sekonda rekordit të saj, që sigurisht është edhe rekord kombëtar. Kjo e bëri Gegën të renditjej e dhjeta, pasi morën pjesë edhe atlete të tjera elitare. Në vend të parë u rendit etiopiania Sembro Almajeu, e ndjekur nga keniania Xhaklinë Çepkoeç dhe etiopiania tjetër, Zerfe Uondemagengn.
Ndërkohë gjatë fundjavës është mbajtur në Elbasan kampionati i 85 kombëtar për të rinj ku morën pjesë rreth 77 atletë, 38 vajza dhe 39 djem. Ndër të tjera u dalluan sportistët Kolindo Kiri në kërcim së gjati dhe Redia Dauti në atletikë. Kiri është sportist i ekipit të Vllaznisë, ndërsa Dauti pjesë e Tiranës.
Për të rinjtë fitues përveç medaljeve pati edhe një shpërblim monetar prej 20 mijë lekësh, për ti motivuar në të ardhmen. Këto gara u ndoqën si nga presidenti i ri i federatës shqiptare të Atletikës Taulant Stërmasi, por edhe kreu i KOKSH-it Fidel Ylli.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.9%
-
Jo
17%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1883
Lajme të tjera
-
‘Tirana Youth Run’, kampionati që mblodhi 400 atletë! Pjesë e garës të rinjtë nga e gjithë Shqipëria,12-vjeçarja: Dua të jem si Luiza Gega
23 Shtator, 15:40
-
'Tirana Youth Run’ për herë të parë në pistën e re të atletikës, Stërmasi: Tani kemi shtëpinë tonë
23 Shtator, 13:25
-
Luiza Gega, mos u ndal! Atletja thyen tjetër rekord kombëtar
12 Shtator, 11:24
-
Vit i jashtëzakonshëm me rekorde, Gega për Report TV: Mund të bëja më mirë, s’doja të shkoja në Botëror prej dëmtimit (VIDEO)
6 Shtator, 12:54
-
Luiza Gega s’ndalet, medalje e artë në gjysmë maratonën e Maqedonisë së Veriut
4 Shtator, 15:12
-
Luiza Gega nuk njeh limite, thyen rekordin kombëtar në 'Diamond League'
1 Shtator, 09:29
-
Luiza Gega 'sfidon' edhe dëmtimin, mbyll Botërorin me rezultat fantastik! Koha më e mirë e këtij viti
27 Gusht, 21:20
-
Mundësia për të bërë historinë, sonte finalja e Botërorit së atletikës për Luiza Gegën
27 Gusht, 14:13
-
VIDEO/ Garoi e dëmtuar, Luiza Gega bën mrekullinë dhe kualifikohet në finalen e Botërorit të Atletikës
23 Gusht, 20:51
-
Botërori i atletikës/ Franko Burraj mbyll garimin në Budapest, nuk kualifikohet në gjysmëfinale
23 Gusht, 16:43
-
Botërori në pikëpytje për shkak dëmtimi, Luiza Gega konfirmon pjesmarrjen: Sonte marrim frytet e punës
23 Gusht, 10:48
-
Ekskluzive/ Rrezikon Botërorin e Budapestit, trajneri i Luiza Gegës: Është mërzitur, ka pësuar dëmtim
21 Gusht, 14:23
Filluan perseri genjeshtrat "ruli,smajlaj".Gega ne diamond lige Rome /Firence para 2 ditesh doli e 10ta me rezultat 9:11.94 dhe jo e katra sic po shkruani ketu.
Përgjigju