Duke nisur që prej mbrëmjes së sotme Tirana do të jetë e mbushur me drita të shumta, duke sjellë në kryeqytet atmosferën e një festë të madhe. Ndonëse nuk kemi hyrë akoma në muajin e festave, rrugët në Tiranë janë mbuluar nga dekori që në muajin nëntor. Kryebashkiaku Erion Veliaj, bashkë me qytetarë të shumtë, që ishin mbledhur në sheshin Skënderbej, ndezën dritat e festave dhe të pemës së Vitit të Ri. Pas ndezjes së dritave të pemës së Vitit të Ri, e cila ka zbukuruar të gjithë Sheshin, festa për të gjithë u zhvendos tek shtëpizat e Birra Tirana e cila do të shoqërojë gjithë qytetarët në Sheshin Skënderbej, gjatë periudhës festive.
Birra Tirana është një nga prezantueset e pavionit më të mira të kësaj feste. Jemi këtu për tú shërbyer klientëve tanë, që janë besnikë të Birrës Tirana, që është një nga ikonat e industrisë së prodhimit të birrës në Shqipëri. Këtu jemi mes një grupi të tifozëve skocezë që kanë ardhur të shohin ndeshjen Shqipëri-Skoci
Luan Bregasi president i Birra Tirana
Mbështetësit e skuadrës së Skocisë u bënë pjesë e kësaj feste në zemër të kryeqytetit duke shijuar birrën Tirana.
Jemi të kënaqur. Gjithsecili nga ne po e shijon këtë atmosferë. Gjithcka është bukur sikurse është edhe birra. Deri më tani shumë mirë. Mezi presim ndeshjen. Kjo mbrëmje është fantastike atmosfera po ashtu. Nuk e prisja të shikoja një dekorim kaq fantastik për krishtlindje. Atmosfera është e pabesueshme. Birra e cilësisë më të mirë. Ekipi futbollit mbase jo në nivelin e duhur ama birra është më e mira.
Tifozët skocezë
Ndërsa Drejtori i Shitjeve Ilir Duro tregoi dhe risinë që Birra Tirana ofron për qytetarët në prag festash. "Kemi rritur shumë ndjeshëm cilësinë këtë vit me një brumaster gjerman, që ka bërë një birrë mjaft cilësore, shumë të mirë, një aromë, ngjyrë, një shkumë karakteristike që e ka vetëm birra Tirana". Fshati i festave në Sheshi Skënderbej sikurse edhe vitet e tjera kthehet në destinacionin e preferuar jo vetëm per kryeqytetasit por edhe për të gjithë shqiptarët.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa mori pjesë në ndezjen simbolike të dritave të pemës, u shpreh se edhe Tirana i bashkohet këtë vit kryeqyteteve të botës, të cilat festat kanë vendosur t’i nisin pak më shpejt.
Pamje dhe organizim fantastik
Përgjigju