Atmosfera e festave ndihet tanimë kudo. E gjelbërta e bredhave, zbukurimet shumëngjyrëshe dhe dritat laramane e kanë pushtuar kryeqytetin, por ajo që mund të ngrohë akoma dhe më shumë shpirtin festiv nuk kanë sesi të mos jenë këto fotografi të realizuara në maternitetin “Koco Gliozheni”.
Foshnje të porsalindura shihen brenda thasëve karakteristikë të kuq, e në kokat e tyre pikasen kapucë si dhe brirë zbukurues që imitojnë ato të drerëve.
Me një origjinalitet të pashoq, fotografitë e mëposhtme përcjellin mesazhet e vërteta të festave të fundvitit; paqen, dashurinë, përgjegjësinë e kujdesin.