Atmosferë magjike në Shkodër për Vitin e Ri! Hotelet të prenotuara thuajse 100%, nuk ‘tradhtojnë’ shqiptarët e Kosovës

Tashmë Shkodra është shndërruar në një kryefjalë të festimeve në prag të ndërrimit të viteve, duke tërhequr qindra vizitorë që shijojnë atmosferën e veçantë. Qytetarët nga Shkodra, por edhe turistët dhe vizitorët, thonë se Shkodra duket e mrekullueshme këto ditë, dhe atmosfera është e veçantë.

“Vij nga Tirana, atmosfera, gjithçka ndryshe. Ndihet shpirti i festave.

Dalim xhiro, shohim njerëz. Ia kalojnë bukur.

Atmosferë kanë krijuar.

Kemi ardhur nga Athina, kemi pasur nevojë për këto kushte që janë bërë sot. Gjë më të bukur nuk ka.

Ne vijmë shpesh, por si kësaj radhe nuk ka. Është shumë bukur”, shprehen qytetarët.

Edhe ky turist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zgjedhur Shkodrën për fundvit. Ai thotë se atmosfera është e mrekullueshme, e po ashtu edhe njerëzit.

“Emri im është Brian Fitzgerald dhe jam nga Happy Valley, Oregon, SHBA. Kam qenë në Shqipëri për më shumë se një muaj dhe kam udhëtuar kudo, dhe Shkodra është qyteti im i preferuar deri tani, prandaj kam vendosur të transferohem këtu. Jam një veteran i ushtrisë dhe e adhuroj këtë qytet. Ky është panairi i Krishtlindjeve më i mrekullueshëm që kam parë ndonjëherë. Ne kemi disa ngjarje të shkëlqyera me tematikë Krishtlindjesh në Shtetet e Bashkuara, por asgjë si kjo. Kjo është vërtetë e pabesueshme, disa njerëz janë të mrekullueshëm, janë të ngrohtë dhe të sjellshëm, dhe unë jam thjesht i bekuar që jam në këtë qytet dhe jam këtu në këtë ambient. Prandaj, falenderoj të gjithë këtu dhe inkurajoj çdo person që të vijë dhe të vizitojë. Është e mrekullueshme këtu”, thotë një turist.

Renato Lumci, Drejtor i turizmit në Bashkinë Shkodër, konfirmon se Shkodra është kthyer në kryefjalë të festimeve. Ai thekson se, sipas kontakteve të Bashkisë Shkodër me strukturat hoteliere, akomoduese dhe restorantet, rezervimet për natën e ndërrimit të viteve janë thuajse të mbyllura, duke treguar një interes të madh për këtë destinacion. Kryesojnë shqiptarët, por edhe ata nga Kosova që zgjedhin të festojnë në Shqipëri. 

"Shkodra është kryefjala e të gjithë Shqipërisë për atmosferën e fundvitit. Tashmë po vjen fundi i vitit dhe ka arritur kulmin. Në bashkëpunim me operatorët turistikë, hotelet e restorante, në komunikimin e përditshëm që kemi me ta, ka një kërkesë të shtuar sidomos për Krishtlindje dhe fundvitin. Rezervimet thuajse janë të mbyllura. Pjesa më e madhe janë shqiptarë. Ka shumë nga Kosova, por në krahasim me vitet e tjera ka edhe të huaj që kanë ardhur të kalojnë festat", thotë ai. 

Ndriçimet festive, muzika dhe pjesëmarrja e artistëve të njohur në vend dhe aktivitetet e shumta kanë shndërruar këtë hapësirë publike në një pikë tërheqëse për të gjithë grupmoshat. Stendat e ndryshme, shtëpizat festive, lojërat për fëmijë dhe programet kulturore kanë bërë që i gjithë muaji dhjetor të jetë festë për gjithë qytetin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hista: 29/12/2024 19:11

    Bravo hotelet mbi kapacitet 150% plot, 5-8 vet për dhom

    Përgjigju
  • Parrucjani: 29/12/2024 15:36

    A e shohin ato paljaçot ,hajdutët që e vollën për 32 vite Bashkinë e Shkkodërs? Për 32 vite nuk ka pasur kaq atmosferë Shkodra ndërrimin e viteve! Duhet të falenderuar Beci për punët dhe atmosferen që për njvit e gjysmë ja ndërroj fytyren Shkodërs.

    Përgjigju
    • Remi: 30/12/2024 15:16

      Shume bukur por shprejsojme te jet cdo vit keshtu.mos te jet vetem viti I pare i Tij si krytare bashkie

  • Majlinda: 29/12/2024 15:00

    Bravo Benet! Je fantastik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 25 persona në urgjencën e Vlorës, shkak konsumimi i alkoolit dhe dëmtimi nga fishekzjarret

Viti i Ri/ 25 persona në urgjencën e Vlorës, shkak konsumimi i alkoolit dhe dëmtimi nga fishekzjarret