“Shkodra n’fest” Shkodra në pedonalen para Bashkisë së qytetit, duke pritur natën e madhe të vitit të ri 2025. Muzikë, koncerte, përqafime dhe urime.

Personazh i reportazhit është Mirsad Basha i shoqatës EcoMendje, në një udhëtim të shkurtër bashkë me ne në Eco Club, aty ku mblidhen gjatë vitit mijëra të rinj, talente në art, kulturë, letërsi. Ndalesë edhe në dhomën shkodrane me minder dhe objekte të traditës qindravjeçare.

Ndiqni reportazhin “Shkodra n’fest” nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.