Carlo Bollino: Ato 6 orë dhe 20.000 euro për të shpëtuar jetën, nga QSUT në trotuarin përballë 

Carlo Bollino: Ato 6 orë dhe 20.000 euro për të shpëtuar jetën, nga QSUT në trotuarin përballë 

Gjashtë orë kohë për të gjetur 20.000 euro, ndryshe vdes! Ky është tmerri që përjetojnë familjarët e 30 shqiptarëve që çdo muaj, mesatarisht, goditen nga tromboza cerebrale akute. Këto nuk janë gjashtë orë të kaluara në shtëpi, duke pritur një ambulancë, apo në një fshat të humbur në pritje të ndihmës. Janë gjashtë orë tmerri që jetohen brenda spitalit publik QSUT, me mjekë dhe infermierë rreth teje që, pasi kanë dhënë diagnozën, qëndrojnë plotësisht të pafuqishëm sepse janë lënë pa mjetet e duhura për të shpëtuar jetën e atyre të sëmurëve. 20.000 eurot shërbejnë në fakt për t’u pranuar në Spitalin Amerikan, që gjendet në anën tjetër të rrugës, tamam përballë QSUT-së, të cilit i është dorëzuar monopoli i terapisë që mund të shpëtojë jetën e viktimave me trombozë cerebrale. Quhet “trombectomia” dhe për habi QSUT nuk është në gjendje ta ushtrojë.  

Është i njëjti kalvar i përjetuar pak ditë më parë nga familjarët e artistit Genc Fuga, që mundën të gjejnë brenda gjashtë orëve fatale, përmes një apeli të dëshpëruar në Facebook, ato parà. Fama e të sëmurit ndihmoi që shuma të mblidhej dhe tani shpresa është e madhe që të jetë kapur në kohë. Nuk ka ndodhur gjithmonë kështu. Mësuam historitë e disa familjeve që iu janë drejtuar atyre që japin parà edhe me fajde për t’i mbledhur në 6 orë, vetëm se janë vonuar pak dhe pasi i kanë dhënë Spitalit Amerikan shumën marramendëse, familjari i tyre nuk mundi gjithësesi të jetojë. Struktura private, biletën për të qëndruar në jetë e kërkon me parapagim, sido që të shkojë operacioni. Të tjerë nuk kanë mundur të paguajnë: kanë pranuar që babai, bashkëshorti, apo djali të kalojë 6 orët e fundit të jetës i shtrirë në një krevat të spitalit publik me mjekë dhe infermierë përreth që e shihnin ndërsa vdiste, sepse nuk kishin asnjë mundësi të grumbullonin 20.000 euro për t’ja paguar spitalit privat.  

Skandalet nuk ndodhen vetëm në tenderat e bërë, që apasionojnë kaq shumë opozitën. Ndonjëherë skandalet janë edhe në tenderat që nuk bëhen. Ekspertët shpjegojnë se investimi total për të pajisur spitalin publik me një impiant për trombectominë nuk i kalon 2 milionë euro të cilave i duhet shtuar trajnimi i 2 apo 3 mjekëve. Përse QSUT nuk i ka blerë aparatet e duhura për t’u pajisur me këto mjete jetëshpëtuese? Përse drejtori apo mjekët e repartit të neokirurgjisë nuk e kanë denoncuar asnjëherë këtë domosdoshmëri? Sa dhe cilët mjekë të neurokirurgjisë të QSUT-së punojnë edhe në spitalin Amerikan dhe ndoshta në atë strukturë private bëjnë me pagesë të njëjtën trombectomi që në QSUT nuk munden (ose nuk duan) ta bëjnë falas? Çfarë ka bërë ministria e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë mungesë skandaloze, veç fjalëve në korridor për të mos ndryshuar pastaj asgjë? A ekziston një lidhje mes kësaj neglizhence dhe rreth 7 milionë eurot që Spitali Amerikan fiton çdo vit nga ky monopol, që është vetëm një pikë në mes të detit të favorizimeve që vazhdon të përfitojë? Sepse në të vërtetë trombectomia nuk është i vetmi monopol që Shteti i ka dhuruar shëndetësisë private duke ja pasuruar xhepat.  

Pjesa më e madhe e kirurgjisë së lartë kardiologjike, për shembull, bëhet vetëm në Spitalin Amerikan, elektrofioziologjia, hemodializa për të përfunduar në transplantin e veshkave. Transplanti i parë i veshkave u bë në spitalin publik 10 vite më parë. Pastaj shteti u tërhoq dhe ja dhuroi këtë kirurgji ekskluzive spitalit privat, duke u impenjuar vetëm për të rimbursuar privatin (sigurisht me një kosto më të lartë), opsion që në rastin e trombectomisë, është përjashtuar. Nëse një trombectomi në spitalin privat kushton për pacientin 20.000 euro, i njëjti operacion në strukturën publike do t’i kushtonte Shtetit më pak se 5000 euro. Prej shumë vitesh denoncojmë te Shqiptarja.com dhe Report TV hegjemoninë që shëndetësia private ka fituar në Shqipëri në kurriz të shëndetësisë publike por fatkeqësisht ky monopol nuk ka ndryshuar. Ndoshta është përkeqësuar. Po këtë herë është akoma më e rëndë: sepse, kur shëndetësia publike ja beson jetën e qytetarëve të vet arkës së privatëve pa ofruar asnjë alternativë, nuk është më një konflikt interesi mes Shtetit dhe privatit, por quhet Tradhëti!

Po flitet shumë në këto muaj për të gjetur mënyra për të bindur mjekët e rinj shqiptarë të qëndrojnë e të punojnë në Shqipëri pas diplomimit, në vend që të emigrojnë. Po çfarë incentivash iu ofrohen mjekëve të rinj nëse spitalet publike privohen nga teknologjia moderne? Nëse një mjek dëshiron të rritet profesionalisht duke u impenjuar në terapi më të avancuara, sot shteti i lë vetëm dy alternativa: Ose të futet në fabrikën e mjeksisë private (që shpesh është vetëm një fabrikë), ose të largohet nga vendi. Shëndeti publik është zemra e një vendi të qytetëruar dhe politikës nuk mund t’i mjaftojë më të përdorë slloganin “shëndetësi falas”, por duhet të zgjedhë Shëndetësi Falas, Publike dhe të Avancuar. Për të gjithë.  

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Valteri: 02/08/2023 13:27

    Ne gjendjen e mjerueshme ne shendetesi,arsim,ushtri,polici,ekonomi dhe te tjerat me rradhe,nuk munde te akuzosh qeverine Meksikane a po Iranjane..por hajnia dhe paaftesia e kan nje emer Partia Socjaliste dhe Edvin Kristaq Rama dhe opozita e deshtuar dhe e blere, por te doreheq Ramen dhe 40 hajdutet e tia..

    Përgjigju
  • Reali: 01/08/2023 18:20

    Jam ndjekes i Shqiptarja.com dhe vlersoj italianin Bollino per paraqitjen reale te problematikes per kujdesin ndaj shendetit te popullit dhe mbrojtjes se jetes se Shqiptarve. Kanibalizem njerzor ne Parlamentin Shqiptar, Shtetin Shqiptar, Ministrine e Shendetsise qe organizojne dhe kontrollojne veprimtarine e mjeksise ne territorin Shqiptar. Ne vitin 97 kam pare police qe fshihnin kapelen e policit per te mos u identifikuar si autor te masakres, nese vazhdohet keshtu, mjeket do feshehin bluzat e bardha per masakren qe po bejne. Parlamenti nuk duhet te organizoj dhe kontraktoj me pagese, ose sherbim te detyruar Qeveritar mjeket, se ne mjeksin humane eshte i mjaftushem " Betimi i Hipokratit " dhe ndeshkimi sipas ligjit.

    Përgjigju
  • Laku: 01/08/2023 03:56

    Ke 100 % té drejté Zoti Bollino ! MINISTRINÈ e SHÉNDETÉSISÉ e kané GRABITUR dhe PLAÇKITUR qé tè gjithè GJAK PRISHURIT e kétyre 33 Viteve , siç janè : Ogerta ManastirLiu , Ilir Beqaj , Petrit Vasili , Vangjel Tavo , Leonard Solis , Tritan PRESH Shehu , Nard Ndoka , Rakacolli !!!!! Qè tè gjithé HAJDUTÈT dhe HAJDUTET me ÇIZME FEMRA dhe MESHKUJ i kanè PIRÈ edhe PIKÉN e FUNDIT tè GJAKUT Ministrisé sè SHÉNDETÈSISÈ , I dashur Zoti BOLLINO !!!! Bashké me DITÈ ZIUN , SURRAT ZIUN , FAQE ZIUN dhe SHPIRT ZIUN Arben Ahmetaj , KRYE HAJDUTIN dhe KRYE KUSARIN e Ballkanit , qè i thonin "Tigèr" , por qè e ZBUTI ALTIN DUMANI i NDERUAR dhe e bèri LEPUR ferrash !! !! Té gjithè kèta KRIMINELÉ , HAJDUTÉ , GJAK PIRÈSA dhe GJAK PRISHUR , kané VJEDHUR , GRABITUR dhe PLAÇKITUR pa limit MINISTRINÉ e SHÈNDETÈSISÈ né kèto 33 Vjet Qenèri , Anarshi ,SHKÈRDHATOKRACI dhe BABALE-kraci , i dashur Zoti BOLLINO !!! TÉ gjithé FUNDÈRRINAT HAJDUTÈ dhe HIENAT e URRYERA qè pèrmenda mè larté duhen DÈNUAR me VARJE tek SHESHI SKÉNDÈRBEJ , nga GJYKATA USHTARAKE , i dashur Zoti Bollino !!! Mallkuar Mallkuar Mallkuar Mallkuar QOFSHIN pèrjetè kèta MALUKETÈR , bashké me SOJIN e tyre tè URRYER dhe KURRÈ MOS e GÉZOFSHIN GJÈNÈ e VJEDHUR !!! AMIN

    Përgjigju
  • Tosi: 31/07/2023 23:37

    Ne Shqiperi, zoti Bollino, shtet nuk kemi pas, kemi apo do te kemi. Ketu e nje dekade shteti ka fytyren e qelbur te nje maskarai dhe hordhise se tij te maskarenjeve. Edi Rama quhet

    Përgjigju
    • E verteta: 31/07/2023 23:56

      Eshte e gjithe klasa politike e ketyre 30 viteve. Jemi populli me vjedhur dhe me keqperdorur ne europe. Po vazhduam me bindje te verbera politike keta horra politikane ja kane arritur qellimit. Duhet te kerkojme verem drejtesine e munguar dhe vjedhur nga keta horra politikane. Konfiskimin e cdo qindarke te vjedhur.

  • E verteta: 31/07/2023 23:36

    Sa kushton apararura 200 mije euro? Po 11p milion euro merr vetem Vilma Nushi per check up e deshtuar. 110 milion euro sterilizimi abuziv, milona euro laboratori i analizave. Jemi te vjedhur ne te drejten per te jetuar. Burg dhe konfiskim pasurie te gjithe abuzuesve qe e kane rrjepur shendetesine. Parate e konfiskuara te shkojne per investime ne spitalin publik. Kjo do ishte e drejta e vendisur per kete popull kaq te vjedhur.

    Përgjigju
  • Real story: 31/07/2023 23:33

    I njejti mjek q punon te neurokirurgjia e spitalit shteteror te thot me mar spitalin ameriken ne tel.vin t marrin ata me ambulanc dhe si me magji i njejti mjek ben dhe operacionet te amerikani.rrin edhe 3 dit aty se paketa 19000 euro i perfshin dhe masnej i njejti mjek t ahtron te neuroligjia afer spitalit 5 per rehabilitim Leket ilace ju befshin te njerzit q kan me te shtrenjt nqs e bejn kastile. Jo Spak po loqet me ja tredh te pashpirtve

    Përgjigju
  • Meti: 31/07/2023 23:33

    Ky eshte sistemi qe populli solli ne fillim te viteve 90 ku fitimi i parase eshte primar dhe humanizmi joegzistent. Jetojme ne nje bote ku korrupsioni, krimi, dhe degjenerimi kane zevendesuar trekendeshin e dikurshem: Mesim Pune Kalitje.

    Përgjigju
  • Tini: 31/07/2023 23:14

    Shkrim i goditur. Po dhe ne Itali ndodhin keto gjera. Nje vajzë e vogel vdiq para disa javeve pas nje kurimi ne Amerike, se ne Itali, apo Europe, skishte specialiste. 600K€ u mblodhen nga qytetaret. Por kjo s’mjaftoi. Mafia, korrupsioni eshte kudo ne Shqiperi. Per fat të keq, edhe ne shendetesi behet biznes, pra si në Usa ( Spitali do duhej të quhej:Spitali amerikano Verior),ku po s’pate $, ti vdes rrugëve! E njejta metode ndodh, ka ndodhur dhe sonte ndodhë. Ne rastin konkret me artistic GF, apo shtetas të tjere. Faleminderit Carlo

    Përgjigju
    • Asdfg: 01/08/2023 07:14

      Tini, ok, por ketu nuk behet fjale per mungese specialistesh, por se shteti ua ka dorëzuar sherbime konkrete privateve. Shteti mund t’a blinte ate pajisje dhe ai sherbim te ofrohej ne qsut edhe me leke, por me nje çmim te arsyeshem, prsh deri ne 5000 euro, por shteti ia ka dorezuar plotesisht kete sherbim privatit jo se nuk e ofron dot, por se keshtu eshte pazari, duan te pasurohen te gjithe. Por nga nje ane s’te vjen keq per keta tipat si GF me shoke. Donin kapitalizem, ja ku e kane. Europa eshte socializem. E patem ate (ndoshta jo aq te pasur e te arritur), e luftuam. Mbajeni tani privatin mbi koke, qe te numeron koken me para!

    • Beso: 01/08/2023 01:00

      @Tini Une nga usa po te shkruaj. Nuk e di sa e njeh ti ameriken po mjafton te kesh nje police sigurie standarte qe ne lidhje me rrogen eahte as 1/10 dhe ke mjeksine me te mire ne bote. Sa sigurime paguan ne shqiperi ne raport me rrogen ? E mbi te gjitha care merr ne kembim?

  • Durrsaku: 31/07/2023 22:18

    Z.Bollino ju jeni nje gazetar i mirfillte dhe shum transparent. E vetmia e force qe ka populli sot eshte tek kjo kategori e gazetarve qe shkruajn ate qe mendojn dhe te drejten. Ju lutem si profesionist, si gazetar, si prind qe ta ndiqni kete dhe ti detyroni ta blejn ate aparatur re mallkume dhe qe QSUT te kryej kte nderhyrje mos te lej te shkojn jetet e njerzve kot. Jam i bindur ne shpirt qe ju nuk e lini kte pune vetem me nje artikull.

    Përgjigju
  • Julian N: 31/07/2023 22:13

    Të lumtë dora

    Përgjigju
  • alfred: 31/07/2023 21:46

    Komplimentet janë të tepërta , një bravo e madhe për një analist dhe një nga studjuesit e rrallë, në mos i vetmi në Shqipëri,Carlo Bollino.

    Përgjigju
  • Genci: 31/07/2023 21:19

    Shpresoj qe krueministri ta lexoje kete shkrimin tuaj sepse vetem ju z.Bollino keni ngelur profesionist ne gazetarine shqiptare qe keni intergritet

    Përgjigju
  • musta caku: 31/07/2023 20:39

    Bravo z.Bolino .komentet tjera do jene te teperta.Te mbeshtes..

    Përgjigju
  • Cubel breca: 31/07/2023 19:29

    Veshtir te permisohet. Ketu komandon privati. Shum mjek punojn edhe ne shtet edhe ne privat dhe cesht me e keqja nuk ngopen. Edhe sikur te ket aparatura neper spitale ato thon shko ne privat se nuk punon.

    Përgjigju
  • Ani: 31/07/2023 19:24

    Shyqyr qe kane ngel akoma njerez qe kane guximin te flasin per keto probleme. Ndekohe qeveria zgjidhja qe jep detyron me dhune studentet qe te rrijne ketu. Komplet pa.lidhje

    Përgjigju
  • tom bregu: 31/07/2023 18:44

    Shume e drejte dhe duhet shtyre qeveria te investoje per ta bere.Eshte turp per 200.000 euro dhe ca me teper per ti trajnuar.Turp!

    Përgjigju
    • Malukeri: 01/08/2023 07:25

      Shumeesakte Z. Bollino! Kto e kane te shkruajtur ne balle qe vjedhin Nga sjellja arrogante, nga veshjet e shtrenjta, nga operacionet plastike, kush ngre probleme i mbyllin gojen me kulac ose kerbac. Me keq nuk bohet.

  • Mjeku: 31/07/2023 18:10

    Shteti është në funksion të individëve privatë që drejtojnë shtetin.

    Përgjigju
    • Tani: 01/08/2023 11:34

      Te lumte pena z. Bolino! te shohim si do reagoje kryeministri qe ke ka xhan kete popull te raskapitur. Ka plot njerez qe vdesin sepse nuk kane mundesi financiare ose edhe njohje me publikun sic ishte rati i artistit Fuga per te gjetur shumen qe don spitali apo spitalet privete. Te behet nje ligj qe ne ratet kur spitalet shteterore nuk kane mjete dhe kapacitete njerzore per te kryer te tilla nderhyrje apo edhe mjekime te specializuar ti mbuloj shteti. Zgjohu o popull se neser do te ndodhe edhe ty ky hall.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'