TIRANE - Attila the Stockbroker, një personalitet i rëndësishëm në skenën e Pankut Britanik, ka qenë një nga qytetarët e pakët britanik që ka udhëtuar drejt Shqipërisë përpara rënies së regjimit komunist. Në vitin 1989, John Baines i njohur me emrin e artit Attila, i infiltruar midis fansave të futbollit, arriti të siguronte një vizë hyrëse për në Shqipëri, më qellim ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Anglisë dhe Shqipërisë.
Ndërmjet shumë anekdotave dhe ngjarjeve të ndodhura në këtë udhëtim të veçantë, vizita e Attilës arriti kulmin me koncertin punk të paplanifikuar më parë, në ambientet e Dajtit, hotelit të famshëm që shërbente për pritjen e diplomatëve. Attila i shoqëruar nga grupi muzikor i Hotel Dajtit, ndër të tjera interpretoi dhe këngë si ““Blitzkrieg Bop” nga Ramones, duke e kthyer këtë ngjarje spontane në një nga perfomancat e para Punk në Tiranë.
Sot 23 vjet më vonë, TIRANA THRASH e merr këtë ngjarje nga viti 1989 si një pikënisje për një rivështrim të së shkuarës. Duke huazuar konceptin artistik te “Re-enactment” (ri-përsëritje), TIRANA THRASH fton artistin të performojë edhe një herë koncertin e tij legjendar – “një imazh i drejtpërdrejt, në një hapësirë dhe kohe reale, por i zhvendosur njëherësh” (Rod Dickinson).
Ekspozita ofron një vështrim të rrallë në reliktet më të rëndësishme të prodhuara nga ajo ngjarje, si për shembull; fanella e futbollit e bëre me dorë nga vetë Attila në vitin 1989, fotografi dhe ekzemplare origjinale të “Tirana Thrash”, një revistë e fansave, e publikuar nga Attila gjat viteve 80.
Përveç listës historike të këngëve të vitit 1989, Attila do të performojë për herë të parë në Tirana dhe një përzgjedhje të “poezive sureale”, të cilat i referohen Shqipërisë nën regjimin e Hoxhës. Toni i fortë satirik, është një karakteristikë për përqasjen e veçantë të Attilës kundrejt çështjeve politike që ishin të rëndësishme për lëvizjen e Pankut Britanik të viteve 80.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com