Audi i Habilajve, Elona Gjebrea: 
Jam e hapur për tu hetuar

Audi i Habilajve, Elona Gjebrea: <br />Jam e hapur për tu hetuar<br>
Deputetja e PS, Elona Gjebrea ka reaguar pas akuzave të PD se ka udhëtuar disa herë me audin e Habilajve dhe nëpërmjet një statusi në Facebook ajo shkruan se është e hapur për tu hetuar nga organet ligjzbatuese.

“Asgjë të paligjshme apo të pamoralshme nuk ka në punën time 4-vjeçare si Zv.Ministre e Punëve të Brendshme edhe sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por dhe gjatë gjithë jetës dhe karrierës time”, shkruan Gjebrea.

Sipas Gjebreas sulmet e opozitës janë përpjekje e dështuar për të njollosur figurën e saj duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta.

“Deri më sot asnjë thirrje nuk më ka ardhur nga organi i prokurorisë, siç është pretenduar nga disa media”, shprehet Gjebrea.

Sipas sitemit TIMS, Gjebrea është kthyer me 'Audin' e Habilajve nga Greqia

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, ka qenë në 2014 në Greqi me ish-ministrin Tahiri dhe është kthyer prej andej me mjetin tip “Audi”, që ish-ministri ua kishte shitur Habilajve.

Sipas TIMS, për hyrje-daljet e dy ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, është pikërisht ky itinerar që ka përfshirë edhe emrin e Gjebreas në dosjen e "Habilajve" te Krimet e Rënda.

Mësohet se Gjebrea, aktualisht deputete e PS, ka qenë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda më datën 17 nëntor të, për të dhënë shpjegime në lidhje me këtë udhëtim.

Statusi i Plotë i Elona Gjebreas

Asgjë të paligjshme apo të pamoralshme nuk ka në punën time 4-vjeçare si Zv.Ministre e Punëve të Brendshme edhe sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por dhe gjatë gjithë jetës dhe karrierës time.

Miq dhe dashamirës, votues të Njësisë bashkiake nr.1 në Tiranë, bashkëpunëtorë dhe mbështetës të Partisë Socialiste, në respekt të ndjeshmërisë së krijuar për shkak të sulmeve të fundit që më janë bërë nga opozita e Lulzim Bashes, e ndiej për detyrë morale t’ju siguroj se i gjithë aktiviteti im institucional, ashtu sikurse edhe jeta personale e familjare kanë qene dhe mbeten të bazuara te përgjegjshmëria ligjore dhe morale.

Sulmet e opozitës, janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta.

Sigurisht ne momentin e duhur keta baltoses e shpifes qe guxojne te hedhin balte e shpifje mbi figuren time do te perballen sipas ligjit.

Ashtu siç e kam shprehur publikisht, kam qenë dhe mbetem e hapur për t’u hetuar nga të gjitha organet ligjzbatuese.

Deri më sot asnjë thirrje nuk më ka ardhur nga organi i prokurorisë, siç është pretenduar nga disa media.

Duke falenderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit që më kanë shkruar apo telefonuar këto ditë duke më shprehur mbështetjen e tyre, edhe një herë dua t’i garantoj për pastërtinë e figures time.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë