Prokuroria e Krimeve të Rënda shpall moskompetencën për hetimin e çështjes për ish- gjyqtarin Guximtar Boçin të akuzuar për korrupsion.
Krimet e Rënda argumentojnë se “nuk mund të provohet vepra e korrupsionit” në rastin e gjyqtarit Boçi e për këtë arsye çështja i ka shkuar për kompetencë Prokurorisë së Fierit për të zhvilluar hetimet për veprën penale "ushtrim i ndikimit të paligjshëm".
Guximtar Boçi prej tre vitesh ishte në krye të Gjykatës së Gjirokastër, ndërsa prej më shumë se 20 vitesh ka ushtruar profesionin e gjyqtarit.
Vendimi për shkarkimin e tij erdhi pas publikimit të një audioregjistrimi mbrëmjen e shkuar ku ai i kërkonte një qytetareje favore seksuale në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor në favor të saj.

(Gjyqtari Guximtar Boçi)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com