TIRANE- Mashtrime në administrimin fondeve publike, shpërdorim i fondeve të shoqërive shtetërore, shkelje me pasoja të rënda në procedurat e huamarrjes publike, por edhe me pagesat për udhëtim e dieta jashtë vendit: këto janë vetëm një pjesë e gjetjeve nga 66 kontrollet e kryera në Ministrinë e Financave nga Drejtoria e Auditimit të Brendshëm i këtij dikasteri.
“Shqiptarja.com” zbardh sot raportin vjetor për vitin 2014 të kësaj Drejtorie, në të cilin theksohet se është zbuluar një dëm i përgjithshëm prej 1.6 milionë dollarësh (166,828,000 lekë) shkaktuar në arkën e shtetit. Raporti vëren se për shkak të këtyre shkeljeve janë marrë në total 84 masa ndëshkimore, ndërkohë që janë bërë 4 kallëzime penale për 12 zyrtarë dhe 3 autorë të tjerë.
/Shqiptarja.com