Auditi: Doganat operojnë me
referenca të viteve 2005-2006

Auditi: Doganat operojnë me<br />referenca të viteve 2005-2006
TIRANE- Pas një kontrolli të ushtruar këtë vit, Auditi i Brendshëm i Ministrisë së Financave arrin në përfundimin se doganat operojnë me çmime të dhjetë viteve më parë, shkak për të cilën zhdoganimet bëhen me tarifa disa herë më të ulëta nga sa duhet të ishin. Auditimi, i kryer në gjysmën e parë të vitit 2015, konkludon gjithashtu se probleme ka edhe me mospërputhje të kodit tarifor, që ul të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

“Parregullsi në zhdoganimin e mallrave; duke pranuar vlerën sipas transaksionit disa herë më të ulët se çmimi sipas të dhënave të disponueshme ose duke ju referuar procesverbaleve të vlerës të vitit 2004-2006 të pa përditësuar për reflektimin e ndryshimeve të tregut për mëse 10 vite. Mospërputhje të Kodit Tarifor me Kodin e Emërtesës, duke sjellë pasoja në të ardhura kryesisht nga TVSH”, thekson Drejtoria e Auditit të Brendshëm në raportin zyrtar.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur