Auditi për borxhet ndaj biznesit
miratohet kontrata me "Deloitte"

Auditi për borxhet ndaj biznesit<br />miratohet kontrata me "Deloitte"
TIRANE- Projektligji për auditin e huaj të borxheve ndaj biznesit, që do të kryhet nga kompania "Deloitte" u miratua dje në Kuvend me 84 votat e mazhorancës.

Kryeministri Edi Rama theksoi në parlament se ky auditim i shërben analizimit sa më të shpejtë e të plotë të borxhit, në mënyrë që qeveria të nisë përgatitjen e buxhetit të vitit të ardhshëm.

“Ky auditim shërben për t’i kthyer bizneset nga problemi numër një i rritjes, në faktor të rritjes. Të fillojë një faqe e re për të krijuar vende të reja pune, për të nxitur investime prodhuese dhe për të realizuar programin qeverisës të rilindjes shqiptare”, deklaroi Rama.
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi