Auditi/ Si veproi ‘Arsimi’ për ‘shkrirjen’ e Akademisë së Studimeve Albanologjike! Shamku: Akademia e Shkencave s'i punëson dot studiuesit, s’ka ligj! Gjinushi: Do i shtojmë

100 studiues të punësuar, mbi 60 projekte ndërkombëtare e 32 ekspedita arkeologjike në proces, janë këto shifrat që raporton Akademia e Studimeve Albanologjike, se punohet në këtë institucion. Nëse projektvendimi për mbylljen e veprimtarisë dhe riorganizim e njësive të saj pranë Akademisë së Shkencave, miratohet nga Këshilli i Ministrave, pritet që asetet dhe studiues të saj të transferohen deri në dhjetor (sipas projektvendimit), ndërsa projektet të ndërpriten. Një mbledhje qeverie që burime tregojnë se do të mbahet këtë javë mund të jap verdiktin final.

Nga 4 institutute që janë aktualisht në ASA (Arkeologji, Gjuhësi e Letërsi, Histori, Antropologji Kulturore dhe Studim Arti) dhe Qendra e Enciklopedisë Shqiptare rektori i Akademisë, studiuesi Luan Përzhita thotë se s'do të ketë më asnjë, pasi Ligji për Akademinë e Shkencave, nuk njeh institute, por njësi kërkimore të cilat punojnë me një numër të limituar punonjësish shkencor (afro 4 persona). 

Ndërkohë, Senati i ASA-s rikonfirmon kontestimin për shkrirjen. Sipas tyre Neni 29 i Ligjit 80 Për Arsimin, që ju jep kompetencat për ta propozuar mbylljen e ASA-s apo së paku për të qenë të lajmëruar një muaj më parë nga Ministria e Arsimit nuk është zbatuar. Ndonëse lëvizjet e fundit të saj, kanë qenë paralajmëruese, përmes një auditi bërë rishtazi në Akademinë Albanologjike.

Sipas përfaqësuesve të ASA-s nuk ka pasur komunikim për ‘shkrirjen’ as me Akademinë e Shkencave dhe as me Ministrinë e Arsimit. Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi në një komunikim për Report tv thotë se së paku 17 punonjës të ASA-s gjithashtu pjesë e Asamblesë së ASH-së kanë asistuar në konsultime  për këtë çështje gjatë mbledhjeve të Asamblesë.Gjuhëtarja Ledi Shamku dhe rektori Përzhita nga ana tjetër e kundërshtojnë këtë pretendim, duke nënvizuar faktin se nuk kanë qenë pjesë e asnjë diskutimi apo dëgjese lidhur me mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike. Vendimi iu është komunikuar të premten e kaluar nga MAS përmes një emaili. 

Gjuhëtarja Ledi Shamku hedh poshtë deklaratën e kryeakademikut Gjinushi se studiuesit e ASA-s nuk kanë një status dhe se transferimi në ASH do t'ua përmirësonte situatën. Ajo sjell në vëmendje se është vetë MAS përmes urdhërit me nr. 296, datë 29.5.2018, e ka miratuar statusin e Akademisë së Studimeve Albanologjike, me firmën e Lindita Nikollës si ish-ministre e Arsimit. Ndonëse shprehet më tej, se studiuesit në këtë Akademi kanë pavarësi studimi, çka do t'u privohej në ASH.

Projektvendimi për 'shkrirjen' e ASA-s  nga ana tjetër, del si rezultat i një auditi të Ministrisë së Arsimit, bërë në Akademi. Ku ndër të tjera në Relacionin përmbledhës që shoqëron projektvendimin pretendohet parregullshmëri ligjore, në të  citohet se "nga ky institucion nuk është vijuar me procedurat e riorganizimit të tij, pavarësisht rekomandimeve të vazhdueshme drejtuar ASA-së, sipas detyrave të lëna me anë të komunikimeve shkresore nga ministria". Po ashtu në relacion theksohet se "ASA vijon të mbetet i paakredituar, duke mos provuar plotësimin e standardeve të cilësisë që duhet të përmbushen nga institucionet e arsimit të lartë".

Relacioni që konkludon me vendimin e mbylljes së veprimtarisë së "ASA-s", është kundërshtuar nga vetë Akademia Albanologjik në një përgjigje prej 47 fq ku siç shprehen kanë hedhur poshtë argumentet e Ministrisë. Përgjigje, që sipas tyre, nuk është marrë parasysh duke u gjendur para vendimit për shkrirje të institucionit.

Por, nga ana tjetër kryeakademiku Skënder Gjinushi, këtë proces drejt mbylljes së veprimtarisë së ASA-së, ku 4 institutet ie ASA-s i bashkohen 'Shkencave' (si njësi kërkimore sipas Përzhitës) e shikon si proces bashkues, të parashikuar në Reformën Akademike. 

Sipas tij nuk do të ketë reduktim të 100 punonjësve shkencorë, e madje premton zgjerim të njësive dhe shtim të kapaciteteve. Diccka e tillë siç shpjegon Shamku nuk është e mundur, sa kohë Ligji nr.53 i Akademisë së Shkencave nuk lejon punësimin apo vijimësinë e karrierës së studiuesve aktual të ASA-s. Sa i përket pretendimeve të Gjinushit për ndryshime në Ligj, Shamku thotë se projektvendimi duhet të diskutohet pasi ky Ligj i ri të ketë kaluar. 

Akademia e Studimeve Albanologjike e riorganizuar si institucion kërkimor-shkencor në 2008-ën ka statusin e një qendre ndëruniversitare. Studiuesit pritet të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre kundër projektvendimit, duke nënshkruar edhe një peticion.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Buda: 30/05/2023 10:33

    E vetequajtura "Akademi e Studimeve Albanologjike" ka rene ne duart e monarkisteve zogiste ne nje kohe qe duhej te ishte ne pararoje te studimeve albanologjike demokratike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic