Auditim teknik për ndërtesat më të vjetra se 50 vjet, inxhinieri në Report Tv: Nismë e mirë, urgjente për pronat publike! Të rregullohen me ligj standardet e ndërtimit

Të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, që do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve. Ndërkohë që, në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes”.

Inxhinieri i ndërtimit Gezim Beqaj e cilëson nismën për auditimin e banesave si një nismë mjaft të mirë! Në një intervistë për emisionin ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, inxhinieri tha se është urgjente që të kryhet një auditim teknik sidomos për pronat publike. Megjithatë sipas Beqajt, duhet që fillimisht të rregullohen me ligj standardet për ndërtimin.

‘Ajo që ne kemi kërkuar si faktor inxhinierik është se edhe në Shqipëri të kemi një standard për të bërë jo vetëm në këtë rast, por në mënyrë periodike kontrollet dhe certifikimin e ndërtesave. Kjo është një nismë pozitive! Do doja që kjo mos të mjaftohej vetëm me një vendim qeverie. Duhet të kategorizohen banesat. Të përshkruhet teknikisht se kush do të jenë metodologjitë e ndërtimit, por që të realizohet kjo duhet një punë shumë e madhe dhe nuk mund të jetë e thjeshtë që t’ja lësh në detyrë një Instituti. Duhet të rregullohet me ligj se cilat janë standardet, euro kodet në Shqipëri. Kjo është një nismë shumë e rëndësishme. Do dhe shumë para për tu bërë. Unë insistoj se është emergjente banesat publike ato me inertes publik duhet bërë një orë më parë. Duhen me ligj, të krijohet Urdhri Inxhinierik dhe pastaj le të jetë një institut apo disa institute. ‘- u shpreh Beqaj.

Beqaj tha se auditimi teknik është shumë i nevojshëm, pasi ka që pas viteve ’90 që ndërtesat janë lënë në mëshirë të fatit dhe janë amortizuar.

'Ka që nga vitet '90 që është hequr dorë nga mirëmbajtja.  Fakti që në këto 30 e ca vjet nuk është vënë dorë në to, ndërtesat janë lënë në mëshirë të fatit dhe ato janë amortizuar. Dakord që ra tërmeti, por kjo nuk do të thotë se një godinë nuk mund të shembet. Mos ti lemë në dorë të fatit. Kemi plot ndërtime të reja që janë të pakontrolluara. Faktori kryesor është amortizimi që ka ndodhur për arsye të mos shërbimit. Për të patur një shërbim standard jo vetëm ato por ne duhet të bëjmë me ligj që çdo godinë ti nënshtrohet një kontrolli, por duhet të vendosim standarde për çdo vepër inxhinierike.’- tha Beqaj.

Projektvendimi bazohet në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”. Sipas projektvendimit të qeverisë subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve. Ndërkohë që, auditimi teknik do i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/03/2023 23:21

    Shume dakord me ju komentues.Une e kam apt. te stadiumi /Dinamo/.Aty cmimet kane vajtur ne stratosfere.Mos te mendoje askush nga shteti se une do te pranoj apt.ne vend tjeter,sidomos ne periferi edhe sikur te jene projektuar e ndertuar nga arkitekt te huaj.//LOCATION,LOCATION,LOCATION //-eshte motoja baze ne tregun e /Real estate/.

    Përgjigju
  • Anfield74: 01/03/2023 14:48

    N.q.s te gjithe pronaret e shtepive apo dyqaneve do te strehoeshin ne po' te njejtin vend,mund t'i prishin,por nuk kemi qeveri skandinave Ne. Eshte thjesht alibi per t'i konfiskuar pronen dhe ti transferojne ne vende qe nuk vlejne as sa 1/10 e prones tyre.Kthim ne komunizem ne 2023. Absurde!!!!!!

    Përgjigju
  • Suloja: 01/03/2023 12:55

    Instituti i Ndertimit ështe kot fare. Nuk ka specialistë për të kryer oponencat teknike dhe ata që ka aty janë të pa aftë. Gjithmonë ne raste oponencash teknike ne ndertim merr specialistë inxhiniere nga jashtë Institutit dhe shpërblimi është në masën nga 95% deri 97 % për Institutin e Ndertimit dhe vetëm 3% deri 5% per specialistet qe kryejnë punën. Vjedhje e paster prej Institutit të Ndërtimit, i favorizuar nga institucionet shteterore. Edhe ti Gezim si biznesmen në ndertim ke interesat e veta për këtë projekt ligj. Po pse nuk specifikohet ne projekt ligj se çfarë do të bëhet me pronarët që do ju prishet pallati apo ndertesa. A do të kthehen perseri aty pas ndërtimit të ri apo jo. Apo do ti lenë ne ditë të hallit. Pse vetëm pallatet mbi 50 vjet do te kontrollohen, kur termeti i 26 Nëntorit 2019 tregoi se shumica e pallateve te demtuara ishin te periudhes pas viteve 1990. Çakejtë e politikës në këtë vënd po mendojnë tani se me që nuk ka me troje te reja ku të ndërtojnë dhe te pastrojnë leket e vjedhura, të prishin pallatet e vjetra te periudhes te socializmit me 3 deri 6 kate, sidomos ne Tiranë dhe ti zvendesojne me kulla 30 deri në 40 kate, pa menduar fare per pronarët e godinave që do të prishen. Ky është kapitalizmi barbar shqiptar i çakejve të politikës në Shqipëri.

    Përgjigju
  • Tino: 01/03/2023 12:02

    Sigurisht qe eshte vetem nisma e rradhes per ti lene dore te lire oligarkeve te marin prona falas ne qender te tiranes pasi te prishen pallatet e vjetra. Po banoret ku do shkojn ? Termeti na tregoi se me shume u prishem pallate te reja se ato te vjetra gjithsesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë