Partitë politike duket se kanë probleme me deklarimin e saktë të të dhënave pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, pasi të paktën 62 prej tyre nuk ka qenë e mundur të kontaktohen nga ekspertët kontabël të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të audituar pasqyrat financiare.
KQZ, në raportin vjetor të vitit të shkuar, nënvizon se në total ishin 113 parti të cilat duhet të kalonin në sitën e ekspertëve që u caktuan me short. Në total ishin 23 ekspertë që duhet të kryenin këtë proces.
“62 parti politike, nuk u arritën të kontaktoheshin nga ekspertët kontabël, për shkak të pasaktësisë së adresave të deklaruara nga këto parti politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës. Për 21 parti politike, ka deklaratë të kryetarit të partisë ose të autorizuarit të tij se partia nuk ka përfituar dhe shpenzuar fonde për vitin 2017. Për 30 parti politike, ekspertët kontabël kanë paraqitur një raport të rregullt auditimi, për të gjitha këto parti politike, eksperti nuk ka vërejtje për mënyrën e përgatitjes së pasqyrave financiare” vlerëson Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Synimi i auditimit të partive lidhet me fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për vitin kalendarik 2017, gjatë të cilit u zhvilluan edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Raportet financiare, vetëm 44 i dorëzojnë
KQZ bëri të ditur se për vitin kalendarik 2017, nga 128 parti politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës kanë dorëzuar raportet financiare vjetore në KQZ, vetëm 44 parti politike. Këto raporte janë publikuar në faqen e KQZ-së dhe kanë formatin tip të miratuar nga Komisioni. Afati për dorëzimin e raporteve është 31 marsi i vitit pasardhës. MONITOR
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
58.4%
-
Jo
39%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 4842
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40