Dy moderatoret Aulona dhe Fatma përveçse të pandashme në televizion dhe jetën e përditshme, duket se edhe jetën familjare e planifikojnë njëlloj.

Lajmi i cili qarkullonte së fundmi në media dhe rrjetet sociale mbi shtatzëninë e të dyjave është vërtetuar nga vetë Fatma dhe Aulona gjatë emisionit “Top Show Magazine”.

Edhe pse e kontaktuar nga gazeta “Shqiptarja.com”,  Fatma nuk ka dashur të prononcohet deri dje gjatë emisionit në fjalë për këtë gjë.

Pas konfirmit të lajmit mbrëmjen e djeshme kanë vërshuar menjëherë urimet e miqve dhe fansave të tyre në faqet sociale.

Ndërkohë që dhe ne i urojmë Fatmës dhe Aulonës shtatzëni të mbarë.  

aulona fatma

(b.t/shqiptarja.com)