Shoqata “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” kundërshton paketën fiskale të propozuar për vitin 2027, duke ngritur shqetësimin se rritja e taksave do t'u lërë bizneseve më pak fonde për investime dhe do të shtojë presionin mbi çmimet.
Në qëndrimin e saj, shoqata kundërshton rritjen e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17%, të tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, si dhe rritjen e normës së përgjithshme të TVSH-së nga 20% në 21%. Një tjetër ndryshim që kundërshtohet është rritja e TVSH-së së reduktuar për turizmin nga 6% në 10%.
Shqetësim ngre edhe ulja e pragut të regjistrimit të detyrueshëm në TVSH nga 10 milionë në 5 milionë lekë qarkullim vjetor. Sipas shoqatës, kjo masë do të përfshijë më shumë biznese të vogla në skemën e TVSH-së, duke u shtuar detyrimet për deklarim dhe administrim.
" Paketa e re fiskale pritet të rrisë barrën tatimore për bizneset, duke lënë më pak fonde për investime dhe duke shtuar presionin mbi çmimet. Parashikohet rritja e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17% dhe e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%. Norma e përgjithshme e TVSH-së pritet të rritet nga 20% në 21%, ndërsa norma e reduktuar për turizmin nga 6% në 10%. Ulja e pragut të regjistrimit të detyrueshëm në TVSH nga 10 në 5 milionë lekë qarkullim vjetor do të përfshinte më shumë biznese të vogla në këtë skemë, duke u shtuar detyrimet për deklarim dhe administrim. Shoqata “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” kundërshton fuqimisht çdo ndryshim në paketën fiskale që hartohet pa konsultim real dhe transparent me komunitetin e biznesit. Ndryshimet që prekin sipërmarrjen kërkojnë dialog paraprak, vlerësim të ndikimit dhe kohë të mjaftueshme për përshtatje. Zëri i sipërmarrjes duhet të dëgjohet përpara çdo vendimmarrjeje me karakter ekonomik" thuhet në reagim.
Lajmi kryesor:
'Ku janë politikat mbështetëse?' Shoqata ProEksport kundër paketës fiskale 2027: Po humbasim vende pune, qeveria të reflektojë!










