Aulona Musta shkëlqen
me vallen e Librazhdit

Aulona Musta shkëlqen<br />me vallen e Librazhdit
Gazetarja simpatike e cila së fundmi është bërë pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars” ka sjellë mbrëmjen e së hënës një perfomancë të bukur me vallen e Librazhdit.

Këtë gjë e pohon dhe vetë ajo me antë të rrejtit social “Facebook” ku shkruan “Mbrëmja e djeshme e “Dancing With the Stars” ka qenë më e bukura e këtyre katër javëve, jo sepse mora 10-at e para, por sepse e dashurova vallen që kërceva dhe e shijova dhe u argëtova pa fund.

aulona musta

Kush më njeh nga afër, sidomos shoqëria ime e ngushtë e di që unë vdes për muzikë popullore, prandaj le të shpërndahet fjala dhe t'i shkojë në vesh Ansamblit të Këngëve dhe Valleve që një vajzë po pret propozimin e tyre.

Përtej shakave, ju falenderoj shumë për gjithë mbështetjen që më keni dhënë gjatë këtij muaji të parë të "DWS", ju falenderoj për vlerësimin që i dhatë valles time dje”, përfundon Aulona.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve