Një i ri ka mbetur i vdekur nga një aksident rrugor i ndodhur sot në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Bëhet me dije se dy automjete janë përpalsur me njera-tjetrën në vendin e quajtur Uji i Ftohtë. Mjetet e përfshira në aksident janë një autoveturë më targë greke YIT 6317 dhe një kamion me targë KO 9450 B.

Si pasojë e përplasjes, 21-vjeçari me iniciale H.T., që ndodhej pasagjer në autoveturë ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i saj, 37-vjeçari F.T., është plagosur rëndë.

Ky i fundit është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndrëkohë, për drejtuesin e furgonit, Agim Hoxhallari nuk raportohet se ka pësuar lëndime. Mësohet se ai është shoqëruar për në komisariat, për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)