“Karta europiane e identitetit e shqiptarëve”: edhe kështu mund të titullohej ky libër për nga rëndësia kultuhistorike që paraqet pozicioni i Arbërisë dhe i arbërve në veprën e Enea Silvio Piçolominit, veçan te De Europa e tij, por edhe në pjesën tjetër të saj.
Përfshirja në Europën e tij si e pjesës së saj perëndimore, ashtu edhe e asaj lindore, - çfarë e zhdukte tendosjen e dikurshme mes Lindjes dhe Perëndimit si pa baza reale gjeografike, historike, kulturore, - i mundësoi vizionit politik të Piut II t’ua pohonte sa arbërve, aq edhe Arbërisë vendin e tyre në konstruksionin e Europës humaniste. Nga studiuesit e historisë europiane të shqiptarëve kjo situatë pothuajse nuk është vënë re. Ndoshta nuk është kuptuar.
Një nga meritat madhore që i njihet humanistit Enea Silvio ishte që aktualizoi konceptin Europë, të trashëguar nga mitologjia dhe tradita mesjetare, duke e mbushur atë me përmbajtje të re dhe duke përuruar vizionin e një Europe si bashkësi gjeografike, historike, kulturore dhe – sidomos – politike, të panjohur si të tillë deri përpara tij.
/Shqiptarja.com