E cilësuar si “Uragani” i skenës shqiptare, këngëtarja e njohur Aurela Gaçe po përgatit një projekt të ri muzikor për fansat e saj.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një fotoje të postuar në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.
Ajo shfaqet duke punuar në studio së bashku me këngëtaren Rozana Radi.
Si duket Aurela i ka besuar tekstin e saj, ashtu si dhe shumë këngëtarë të tjetrë shqiptarë, Rozana Radit.
Ajo njihet si tekstshkruese e këngëve të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.

“Ne studio me Adi Hilen e Rozi Radin. O po punohet ne shtepine tone :)))” ka shkruar Aurela në diçiturën e fotos së postuar.
Aurela është një nga ato këngëtare që di ta bëjë për vete publikun jo vetëm me zërin e saj të fuqishëm por edhe me sjelljen e ëmbël ndaj fansave.
Ajo është një nga këngëataret më aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan shpeshherë momente nga jeta e saj artisitike, pa përjashtuar dhe atë private.
Nga ana tjetër edhe Rozi është dukur mjaft e lumtur për këtë bashkëpunim me Aurelën.
“Kur ne punojmë për një baladë tjetër për Aurela Gaçen. Ehhh çfarë balade po vjen....Rrënqethje totale.Më besoni në fjalë” , ka shkruar Rozi në “Instagram”.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com