Showgirl-i shqiptar Aurela Hoxha, po shijon sukseset e punës së saj si modele edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ajo së fundmi ka qenë në ballon e amfAR që u zhvillua vjet në Cannes, me personazhet e njohur që kanë kontribuar në ndërgjegjësimin e HIV-Aids.

Po gjatë këtij evenimenti, bukuroshja shqiptare ka shfrytëzuar rastin për të bërë një fotografi me yllin e Victoria Secret, supermodelen Adriana Lima. 
 
Të dyja dukeshin mahnitëse në krahun e njëra-tjetrës teksa pozonin para aparatit fotografik. “Engjëlli më i bukur i Victoria’s Secret”, shkrujti Aurela bashkëngjitur fotos.

Aurela Hoxha
(Aurela Hoxha dhe Adriana Lima)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com