Aurela Hoxha: Tek kërcimi
kam rigjetur veten!

Aurela Hoxha: Tek kërcimi<br />kam rigjetur veten!
Brishtësia dhe sensualiteti që ajo përcjell nuk mund të mos vihen re! Në çdo dalje publike nuk mund të kalojë pa u komentuar, edhe për faktin se Aurela Hoxha është femra “in” për atë çka vesh dhe sjell në Shqipëri, e cila tashmë konsiderohet edhe si një ikonë mode.

Bukuroshja Aurela Hoxha, në një intervistë për “Shqiptarja.com”, rrëfen kalvarin e gjatë të spektaklit “Dancing With the Stars”, marrdhënien e saj me kërcimin, angazhimet e saj profesionale lidhur me revistën “Aurela” si dhe pjesëmarrjen e saj në evente të modës. Por, në këtë intervistë, bukuroshja e cila tashmë ka marrë besimin e publikut dhe jurisë së spektaklit Dancing, nuk lë pas dhe objektivat që ka për vitin 2014.
 
Prej disa javësh po kryesoni listën e garuesve vip, tek spektakli “Dancing With the Stars”. Si ndiheni?
Në fakt, pjesëmarrjen në këtë shoë po e shijoj në maksimum dhe duket në çdo natë të këtij spektakli. E bukura e kësaj eksperiencë është që tashmë kam mësuar të kërcej, po ashtu edhe skena më duket mbreslënëese në çdo performancë time, kryesimi i listës nga votat e publikut, tashmë më kanë ndryshuar jetën në këtë spektakël.
 
Çfarë ka sjellë “Dancing” për ju?
Përveçëse ndjesisë pozitive që të fal, këtë spektakël po e rëndis tek prevojat e e mija më të veçanta se çdo spektakël tjetër, ku unë kam qenë në rolin e prezantueses. Para se të hyja në këtë garë, nuk besoja se do të ishte një pervojë kaq e mrekullueshme, por për një gjë jam e sigurt! Në një mënyrë apo në tjetër nuk do ti ndahem për asnjë moment kërcimit. Realisht më pëlqen kërcimi dhe është një ndjesi ndryshe, i cili të ndihmon fizikisht dhe shpirtërisht.
 
Si ka rezultuar mardhënia juaj me kërcimin kohë më parë?
E mbajë mend, kur kam qenë e vogël e kam pasur shumë pasion kërcimin dhe kam dashur të vazhdoj shkollën e baletit. Më pas nuk kam pasur ansjë lloj mardhënie me kërcimin, qoftë dhe me jëtën e natës, gjë që të krijonte ndoshta pak afrimitet. Prandaj, mardhënia e plotë me kërcimin ka nisur në këtë spektakël. Madje, koreografët e mi më thonë që kam pasur talent për kërcim dhe më vjen keq që nuk e kam ushtruar më parë.
 
Po përsa i përket modelingut dhe revistës, si arrini ti përballoni?
Pavarësisht kohës sime, revista ka dal normalisht pasi stafi ka bërë një punë të shkëlqyer edhe pse pa prezencën time në çdo moment. Por, nuk kam lënë pas as ofertat që më janë bërë për të prezantuar Natën e Modës Shqiptare, një event që mblodhi stilstë shqiptarë dhe të huaj. Dua të them që jam përpjekur mos ti neglizhojë dhe anagazhimet në modë, por orët e gjatë në dancing më kanë penguar disi edhe pse përkushtimi im ka qenë maksimal, pasi realisht dua të dal mirë.

aurela hoxha
 
Ka ndryshuar rrjedha e jetës së përditshme?
Ditën e nis me palestrën, ku nuk i jam ndarë asnjë minutë sepse provat kërkojnë shumë energji dhe unë duhet të jem e ushtruar më përpara. Në fakt, këto dy muaj pjesën më të madhe të ditës e kam vetëm me prova, ku vetëm pak kohë që më mbetet shkëputem për të ikur në zyrë për të parë ecurinë e punës. Gjatë kësaj kohe kam refuzuar shumë evente, pasi kur marrë diçka përsipër i shkoj deri në fund dhe përkushtohem me të gjithë forcat e mija.
 
Cila është arma më e fortë për ju në skenë?
Mendoj që, momentin e parë që ti del në skenë për të kërcyer duhet ta pushtosh atë jo vetëm me pamjen por, edhe me lëvizjet e sakta në mënyrë që të përballesh me jurinë. Nuk e di cila është arma që kam “goditur” publikun, pasi votat e tyre më kanë motivuar në çdo perfomancë pa lënë pas dhe jurinë. Di të them që unë jam e përkushtuar deri në fund me gjithë shpirt.
 
Nëse do të rrëmbenit trofen e këtij spektakli do të ndryshonte jeta juaj?

Të gjithë që jemi këtu, kemi një qëllim të fitojmë, por edhe nëse nuk ndodh unë do ta cilësoja si një eksperiencë shumë të mirë. Unë nga kjo garë dal e fituar!
 
Sukseset në jetën profesionale, janë paralele me jëtën private pasi ju nuk pëlqeni të flisni rreth kësaj çështje?

Ka qenë zgjedhja ime të mos flas për këtë pjesë. Jo vetëm unë, por për shumicën mendoj se disa gjëra ëhstë më mirë ti shijojmë vetëm sesa ti ndajmë me publikun, përveç faktit që nuk kam shumë gjëra për të ndarë. 
 
Si e vlerëson ecurinë e karrierës për vitin 2013?
Viti që po lemë pas nuk ka qenë me shumë pozitivitete, si për të gjithë. Nuk ka qenë viti i suksesit tim, por ka ecur normalisht me të gjitha angazhimet e mija. E veçanta përsa i përket këtij viti është pjesëmarrja në këtë shoë.
 
Cilat janë objektivat tuaja përgjatë 2014-s?
E para, uroj që këtë garë ta mbyll me sukses dhe të arrij në finale, ku kjo do të jetë një arritje për mua. Në vijmësi le të shikojmë se çfarë projektesh do të na ofrohen, sepse unë nuk mund të jetoj pa këto angazhime profesionale. Në një farë mënyre e gjithë kjo punë është jeta ime! Qoftë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët! 

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarjacom)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid